Author: almakos

16 May 2018 / 10:12 Besimtarët myslimanë kanë nisur sot ditën e parë të agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ndërkohë, mbrëmë besimtarët kudo që janë, përfshirë ata në vendet e Ballkanit falën namazin e teravisë së parë. Namazi i teravisë është falur nëpër xhamitë e Shkupit, Tiranës, Prishtinës, si dhe në qytete të tjera të vendeve të Ballkanit me pjesëmarrjen e qindra besimtarëve. Në Xhaminë Mustafa Pasha në Shkup besimtarët të shumtë me lutjet e tyre falën namazin e teravisë, ndërsa xhamia ishte e mbushur plot. Dhjetëra besimtarë muslimanë në Xhaminë e Pazarit të Ri në Tiranë kanë…

Lexo më Shumë

15 May 2018 / 20:42 Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa të drejtuar nga Afrim Gashi, gjatë mbledhjes së sotme vendosi që të bëhet pjesë e Qeverisë dhe të pranojë kështu Ministrinë e Kulturës që deri më tani drejtoheshe nga LSDM-ja dhe udhëhiqeshe nga Robert Allagjozovski. “Neve na është besuar që të udhëheqim sektorin e Kulturës, dhe kjo për ne është nder dhe një mirënjohje e madhe, sepse vitet e fundit u betonizua, ka nevojë për t’u çliruar dhe për të reflektuar vlera të njëmendta kulturore e shpirtërore që për fat të keq deri tash ose janë mbuluar ose janë harruar”,…

Lexo më Shumë

15 May 2018 / 19:07 Në seancën gjyqësore për tentim vrasjen e kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, dëshmoi deputeti i VMRO DPMNE-së Vllatko Gjorçev. Para trupit gjykues tha se kishte tentuar t’i mbrojte deputetët të cilët ishin sulmuar nga turma e cila kishte hyrë dhunshëm në Kuvend më 27 prill. Ai tha se kur ka hyrë ë sallë e kishte parë në skaj Selën dhe më pas nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me të. Dëgjuam se Sela ishte rëndë i lënduar dhe ndodhet në zyrën në katin e dytë ose të tretë. Atëherë bashkë me Nikolla…

Lexo më Shumë

15 May 2018 / 16:13 Ngrohtorja gjendet para falimentimit. Një nga kreditorët ka dorëzuar kërkesë për falimentim. kërkon t’i paguhen 1 milion euro nga kompania, me arsyetimin se një periudhë më të gjatë nuk ka mundur t’i marrë këto para. Seanca gjyqësore për atë nëse do hapet procedurë falimentuese është caktuar për 29 qershor të këtij viti. Deri atëherë në procedurën para hetimore që vazhdon nga dita e djeshme, kompania nuk guxon të ketë mbi vete pronën e borxhliut, ndërsa ndalohen edhe pagesat nga llogaria. Tani për tani nga udhëheqësia e kompanisë Ngrohtorja SJ.A- Shkup nuk kanë qëndrim. Në bisedë…

Lexo më Shumë

15 May 2018 / 15:57 Prokuroria për krim të organizuar ndërron mendjen. Kryeministrin Zoran Zaev nuk do ta ndjek për mitmarrje, por për kërkim të parave nga biznesmeni Ivan Nikolov nga Strumica për rastin “Ryshfeti”. Me rikualifikimin e aktakuzës, është ulur edhe lartësia e dënimit të paraparë me burg, gjegjësisht prej minimum 5 vite, tani vepra me të cilën ngarkohet Zaev dënimi është prej 1 deri 5 vite. Për shkak të rikualifikimit, gjykatësi Darko Todorovski, aktvendimin do ta sjellë vetë, pa kolegen e tij, Dobrila Kacarska. Prokuroria kërkoi që Zaev të gjykohet për mitmarrje, ndërsa avokatët e tij kërkuan aktvendim…

Lexo më Shumë

15 May 2018 / 15:30 Ministria e Arsimit me ultimatum për universitetet në vend që në afat prej tre muajve të bëjnë ndryshime në statut dhe rregullore në përputhje më ligjin e ri për arsim të lartë. Këto ndryshime urgjentisht duhet t’i miratoj edhe Universiteti i Tetovës i cili po detyron studentët të paguajnë nga 3 mijë denarë për kryerjen e punës praktike.  Ministria e Arsimit Ministria e Arsimit ka kërkuar nga Inspektorati shtetëror për Arsim që të verifikojë rastin me pagesën e praktikës në shumë prej 50 euro në UT. Nga kjo e fundit kemi marrë njoftim se statuti…

Lexo më Shumë

15 May 2018 / 15:06 Më 21 maj, në seancë parlamentare pritet të miratohet shpallja e konkursit publik për anëtarët e ri të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Pozita dhe opozita konfirmuan se tashmë nuk ka asnjë mos-marrëveshje sa i takon zgjidhjes së përkohësishme për përbërjen e institucionit për organizimin e zgjedhjeve. Ky institucion do të kthehen në formatin e mëhershëm, me shtatë anëtarë gjegjësisht me kryetarë dhe dy anëtarë nga radhët e opozitës si dhe me nënkryetar dhe tre anëtarë nga radhët e pushtetit. Gjithë procedura e emërimit dhe marrjes së detyrës nga anëtarët e ri pritet të përfundojë deri…

Lexo më Shumë

15 May 2018 / 14:49 Arsyet që 31 persona të cilët kryen trajnimin për policë para dy vitesh mbeten ende jashtë MPB-së, janë rezultati i dobët në trajnime dhe mungesa e mjeteve financiare. Kështu thotë Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spaskovski duke premtuar se sapo të sigurojë mjete financiare do t’i angazhojë edhe këta 31 persona të kualifikuar për të ushtruar profesionin e policit, e të cilët presin më shumë se dy vite për të veshur uniformat. Ata e dinë dhe kanë nënshkruar marrëveshje, se përderisa kanë rezultate të dobëta, nuk do bëhen pjesë e MPB-së. Megjithatë unë shumë…

Lexo më Shumë

15 May 2018 / 14:24 Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të takohet me kryeministrin grek Alexis Cipras këtë pasdite rreth përgatitjeve për Samitin në Sofje.Tusk dhe Cipras do të diskutojnë për kontestin e emrit dhe përparimin e negociatave, informojnë burime diplomatike në Bruksel. BE nuk pret që kontesti i emrit të zgjidhet këtë javë, por dëshiron që Maqedonia dhe Greqia të arrijnë një kompromis në fillim të qershorit, në mënyrë që udhëheqësit e BE-së të mund të miratojnë rekomandimin e Komisionit Europian për të filluar negociatat Maqedonia siç u tha në prill, deklaron një burim i lartë diplomatik…

Lexo më Shumë

15 May 2018 / 13:38 “Me një kënaqësi të veçantë po ju lajmëroj se, nga dita e nesërme, për një muaj rresht do të jemi duke agjëruar, duke u lutur e kryer ibadete që e përforcojnë besimin tonë, që e shtojnë devotshmërinë, dashurinë, respektin, humanizmin tonë. Muaji i Ramazanit është muaji i dritës, është muaji i Natës së Kadrit, muaj i të vetmës rrugë të drejtë, është muaj indriçimit të mendjes e të zemrës, është muaj i përkushtimit ndaj më të dashurve tanë, ndaj fqinjëve tanë si dhe ndaj jetimëve, skamnorëve, të varfërve dhe ndaj atyre që janë në nevojë”,…

Lexo më Shumë

15 May 2018 / 12:45 “Kemi një oferte serioze nga ana e Qeverise për tu bë pjesë e saj. PDSH gjatë gjithë krizës politike ka qene konstruktive dhe ketë konstruktivitet do e vazhdojë. Kemi biseduar për vendin e Ministrit për investime te huaja dhe zv/ ministrin për transport dhe lidhje. Për postet tjera kemi formuar grupe të përbashkëta pune dhe do bisedohet edhe për drejtoritë”, deklaroi kreu i PDSH-së Menduh Thaçi.

Lexo më Shumë