17 May 2018 / 13:11 Rreth 60 forca speciale të Danimarkës do të tërhiqen nga Iraku, kjo pasi që shumë zona të kontrolluara nga i ashtuquajturi Shteti Islamik janë çliruar.Mbështetja do të përfundojë në fund të vjeshtës, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës. Por, rreth 180 forca ushtarake ende do të qëndrojnë në bazën ajrore të Asadit në Irak dhe do të kontribuojnë në mbikëqyrje si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që lufton grupin militant islamik.
Author: almakos
17 May 2018 / 12:54 Një i burgosur nga burgu i Idrizovës me inicialet A.K (37) nga Shkupi, ka ndërruar jetë dje në Klinikën e gastrologjisë. Nga Ministria e Brendshme kanë njoftuar se i burgosuri ishte hospitalizuar në Klinikën për Gastrologji. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë në obduksion.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2173228306051343/ Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev në llogarinë e tij në Twiter ka publikuar se Maqedonia dhe Greqia e përforcojnë miqësinë, duke shprehur besimin se me kryeministrin grek Cipras mund të gjendet zgjedhje e cila do të mbroj dinjitetin e qytetarëve të të dyja vendeve. Kryeministri Zaev në ora 14:00 pritet të mbaj një konferencë për shtyp, ku priten sinjalet e para për rrjedhën e bisedimeve me kryeministrin grek Aleksis Cipras. Deri atëherë dy delegacionet kanë vendosur të heshtin dhe të mos bëjnë publike asgjë nga ajo se çfarë kanë biseduar dy kryeministrat.
Britain’s Prime Minister Theresa May smiles during a bilateral meeting with Colombia’s President Juan Manuel Santos at 10 Downing Street in London, November 2, 2016. REUTERS/Kirsty Wigglesworth/pool 17 May 2018 / 11:00 Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May do të qëndrojë sot në Maqedoni në një vizitë të paralajmëruar më parë. Ajo do të arrijë në Shkup nga Sofja, pasi është pjesëmarrëse në samitin e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Këtë vit kur shënojmë 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe, lidhjet mes dy vendeve tona janë më të forta se kurrë më…
17 May 2018 / 10:15 Vendim i plotë me emër erga omnes dhe ndryshime kushtetuese janë parakusht për marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kështu është shprehur lideri i partisë opozitare greke Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis, I cili në Sofje merr pjesë në Samitin e partive popullore evropiane.
17 May 2018 / 9:30 Sot në mbarë vendin do të mbaj mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Por nuk përjashtohen edhe vranësira të pakta. Gjatë pasdites priten të reshura lokale të shiut dhe vetëtima në rajonet e skajshme juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 9 e deri më 15 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës nga 20 deri më 27 gradë Celsius.
16 May 2018 / 16:08 Ndërsa Shkupi dhe Athina pritet të arrijnë zgjidhje finale për çështjen e emrit, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë me qëndrim të prerë për gjuhën. Maqedonishtja duhet të evidentohet në OKB siç është aktualisht “Macedonian”. Versioni i përfolur që gjuha maqedonase të mbetet e pa përthyer përbën ndërhyrje në çështjen e identitetit dhe është plotësisht e papranueshme. Nuk mund të pranojnë, dhe ky është qëndrimi i ASHAM, kur bëhet fjalët për gjuhën e shtetit të shkruhet me shkrimin latin dhe të shqiptohet ashtu siç ne e shqiptojmë maqedonisht. Në OKB gjuha duhet të formulohet…
16 May 2018 / 15:47 OKTA po përgatit një padi të re kundër shtetit. Kompania e naftës do të kërkojë dëmshpërblim prej 35 milionë eurosh nga vendi për shkak të shkeljes së kontratës për furnizim me naftë, mëson Alsat M nga burimet e veta. Për 5 vjet, ose nga viti 2007 deri në vitin 2012, vendi nuk ka blerë, edhe pse kishte një detyrim nga Okta të blejë 500 mijë ton naftë në vit. Dispozitat penale të marrëveshjes thonë se mosrespektimi i rregullave do të kushtojë 19 dollarë për çdo ton të pagjetur të mazutit. Kemi kërkuar qëndrim nga OKTA.…
16 May 2018 / 15:30 Universiteti i Tetovës pritet të bëjë ndyshime në statutin e tij, pas ultimatumit të dhënë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kërkesa e Ministrisë erdhi pas informacioneve se studentet e drejtimeve të caktuara pagujanë nga 3 000 denar për kryerjen punës praktike, për të cilën nga dikasteri i Arsimi thanë se është në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë dhe duhet të mënjanohet në afat prej 3 muajsh. Nga Dekanati i Fakultetit Juridik thonë që akoma nuk ka hap konkret dhe zyrtar por ditëve në vijim pritet që të rregullohet kjo çështje sipas dispozitave…
16 May 2018 / 15:17 Takimi i paralajmëruar për nesër mes kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek Aleksis Cipras sipas ekspertëve Darko Malinovski dhe Lupço Ristovski nuk do të sjellë epilogun e shumëpritur të kontestit mes dy vendeve. Megjithatë ata presin që takimi të rezultojë me një udhërrëfyes të qartë se si do të zhvillohet procesi i negociatave në periudhën e ardhshme. Nuk mund të themi se presim ndonjë progres përmbajtjesor në aspekt të negociatave për kontestin rreth emrit ose publikim të ndonjë zgjidhjeje. Në variantin më të mirë do të prisnim paralajmërim të hapave të ardhshëm në…
16 May 2018 / 13:31 Diskutimi për rastin “Lëndina” të Prokurorisë Speciale Publike ku akuzohen Dragan Pavloviq –Llatas, Sërgan Pavloviq dhe Zvezdan Pavloviq do të mbahet me 27 qershor. Në seancën e sotme të akuzuarve u janë dorëzuar transkripta e audio-incizimeve sipas të cilave po zhvillohet aktakuza. Gjykatësja Marija Kletniçka tha se mbrojtësit e të akuzuarve me 7 maj kanë dorëzuar kërkesë që t’i marrin transkriptuat e audio-incizimeve, ndërsa me 9 maj prokurorët kanë dorëzuar edhe dëshmi shtesë me shkrim. Nga ato dëshmi gjykatësja së pari nuk i pranoi sepse ishin kopje, por i akuzuari tha se do t’i dorëzojë…
16 May 2018 / 12:59 Me 22 maj do të shpallet aktvendimi për rastin “Treqind” ku i akuzuar është ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski. Në Gjykatën Penale sot janë thënë fjalët përfundimtare të Prokurorisë Speciale Publike dhe të mbrojtjes. Prokuroria Speciale Publike kërkoi dënim me burg për Popovskin. Ndërsa mbrojtja e Popovskit kërkoi që ai të lirohet nga aktakuza. Popovski sot para gjykatës tha se nuk është fajtor dhe se procedura që zhvillohet kundër tij ka ndikuar seriozisht në shëndetin e tij fizik dhe mendor. Ai tha se në periudhën e kaluar është përballur me shumë kërcënime, fyerje,…

