17 May 2018 / 19:30 Kryeministri britanik, Teresa Maj u takua këtë pasdite me me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi. Maj ka shprehur edhe njëherë mbështetjen për reformat dhe theksoi se parlamentet më të suksesshme kanë dy gjëra të përbashkëta: së pari, se ajo është një vend ku qytetarët kanë qasje të lirë me përfaqësuesit e tyre; e dyta është se parlamentet duhet të jenë vende ku deputetët janë në një pozicion dhe të gatshëm për të sfiduar qeverinë dhe institucionet e tjera publike me pyetje në lidhje me aktivitetet dhe politikat e tyre. “E di se kjo ndërtesë ka…
Author: almakos
17 May 2018 / 19:05 Kryeministrja britanike, Teresa Mej gjatë vizitës së saj në vend porositi Qeverinë të vazhdojë me reformat dhe zgjidhjen e problemeve të së kaluarës, për një të ardhme demokratike. Mej shprehu mirënjohje ndaj Shkupit për solidarizimin rreth rastit “Skripal” respektivisht dëbimit të diplomatit rus dhe kërkoi unitet në luftën ndaj ndikimit rus. Kemi parë Rusinë duke vepruar në Ballkanin Perëndimor dhe përreth Evropës në mënyra të ndryshme: përmes propagandës dhe lajmeve të rrejshme por edhe sulmeve kibernetike. Së fundmi ishte sulmi me agjentë nervorë në rrugët e një qyteti në Britani të Madhe. Ishte e rëndësishme…
17 May 2018 / 19:00 Kryeministrat Zaev dhe Cipras kanë arritur gjuhë të përbashkët për një opsion si zgjidhje e mundshme për çështjen e emrit. Pas takimit në Sofje me homologun e tij grek, Zaev tha se një opsion është i pranueshëm për të dyja palët. Kreu i ekzekutivit tha se tani mbetet që për këtë opsion të konsultohen faktorët e tjerë politikë dhe qytetarët e të dyja vendeve. Ne biseduam në mënyrë thelbësore dhe shqyrtuam disa opsione. Një nga opsionet është zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Vazhdojmë me konsultime në shtëpi, që të shohim nëse institucionet e…
17 May 2018 / 17:41 Kryeministri Zoran Zaev në një konferencën të përbashkët për shtyp sot pasdite me kryeministren britanike Theresa May në Shkup, ka falënderuar mbështetjen e gjatë të Britanisë së Madhe kundrejtë Republikës së Maqedonisë. Me praninë tuaj Z. Kryeministre ju konfirmoni edhe njëherë se Mbretëria e Bashkuar mbetet e interesuar dhe e angazhuar në progresin e rajonit. Dua të theksoj se kemi arritur të vendosim Maqedoninë nga një shtet në rrugë të drejtë dhe në një demokraci funksionale përmes vendosmërisë për ta ndërtuar atë në një shoqëri për të gjithë. Ky hap përpara dhe pas zbatimit të…
17 May 2018 / 17:29 Deputetët e të gjitha grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, dhe tre nënkryetarët, do të diskutojnë kryesisht çështjet që lidhen me Rregulloren e Punës së Parlamentit, Kodin e Etikës dhe pavarësinë buxhetore. Krahas paralajmërimeve për mundësinë e pranisë, komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johanes Hahn, nuk do të udhëtojë për në Ohër, por do të ketë një video-konferencë. Dialogu do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme, ku të ftuar janë edhe liderët e partive parlamentare, kryeministri, Zoran Zaev, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski,i BDI-së, Ali Ahmeti, i PDSh-së, Menduh Thaçi, i…
17 May 2018 / 16:34 Kryeministrja e Britanisë Tereza Mej po qëndron për vizitë zyrtare në vend. Pas pak çastesh Mej pritet të takojë kryeministrin Zoran Zaev. Mej më pas do të takojë edhe kreyparlamentarin Talat Xhfaferi. Kjo është vizita e parë e një kryeministri të Mbretërisë së Bashkuar pas vitit 1999 dhe e njëjta korrespondon me përvjetorin e 25-të të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
17 May 2018 / 16:31 Sindikata e Pavarur e Policisë në shenjë revolte adresoi disa kërkesa të hapura ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas tyre, rreth 600 persona që me sukses e kaluan testin e policisë, janë vetëm stazhistë dhe ende jo të punësuar. Martin Efremov, Kryetar i Komisionit të Praktikantëve tha se për këta kandidat ende nuk është siguruar as uniformë zyrtare e policisë. Ai kërkoi gjithashtu që MPB të dëmshpërblej praktikantët për këta muaj të humbur. Sindikata e Policisë nuk e la pa i përmendur as rastin që trajtoi televizioni Alsat, duke kërkuar urgjentisht nga Ministri i…
17 May 2018 / 15:58 Deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë ta bllokojnë Propozim-Ligjin për Media në lexim të dytë. Në katër seanca të Komisionit për Transport dhe Lidhje, janë shqyrtuar vetëm 4 nga gjithsej 76 amendamentet, për shkak të replikave dhe fjalimeve të deputetëve të VMRO-së opozitare. Debati i fundit u zhvillua për kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të Agjencisë së Mediave dhe Këshillit të RTVM-së. Bllagoja Despotoski nga radhët e VMRO-së madje akuzoi ministrin e Administratës, Damian Mançevski se me anë të këtij ligji tenton që të kontrollojë mediat, duke mos hezituar ta pranojë se kështu kishte bërë edhe VMRO-DPMNE-ja…
17 May 2018 / 15:29 Kryeministrat Zaev dhe Cipras kanë arritur gjuhë të përbashkët për një opsion si zgjidhje e mundshme për çështjen e emrit. Pas takimit në Sofje me homologun e tij grek, Zaev tha se një opsion është i pranueshëm për të dyja palët. Kreu i ekzekutivit tha se tani mbetet që për këtë opsion të konsultohen faktorët e tjerë politikë dhe qytetarët e të dyja vendeve. Ne biseduam në mënyrë thelbësore dhe shqyrtuam disa opsione. Një nga opsionet është zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Vazhdojmë me konsultime në shtëpi, që të shohim nëse institucionet e…
17 May 2018 / 15:04 Seanca gjyqësore për tentim vrasjen ndaj Ziadin Selës më 27 prill ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja. Njërin nga dëshmitarët që nuk kanë arritur ta sigurojnë, mbrojtja sot e tërhoqi si propozim. Dëshmitari tjetër, Antonio Filevski, që njëherit ishte njëri nga qytetarët që janë futur në Kuvend më 27 prill, nuk zbardhi asgjë të re. Filevski tha se nuk e ka parë kur është sulmuar Sela, ndërsa në pyetjet e kryqëzuara dëshmitari dha përgjigje me bindje politike. Për këtë gjykatësja ia tërhoqi vërejtjen. Nga të akuzuarit e njoh vetëm Aleksander Janevski-…
17 May 2018 / 14:57 Pavarësisht shprehjeve deklarative, Bashkimi Evropian tani nuk është i gatshëm të pranojë anëtare të reja për shkak të probleme të brendshme me të cilat ballafaqohet, deklaroi në Shkup ish presidenti i Sllovenisë Milan Kuçan. Ai shtoi se BE-ja e ka të nevojshme reformimin dhe rikonstruimin e brendshëm, reformimin e politikës fiskale, organizimin e ri kadrovik në institucione dhe vendosjen e principeve për funksionim të barabartë të bashkësive në të. Në nivel deklarativ gjithçka është e qartë; gjithçka varet nga gatishmëria dhe aftësia e vendeve kandidate për të plotësuar kushtet për anëtarësim, të tregojnë aftësi për…
17 May 2018 / 14:35 Çdo ditë e më shumë qindra e mijërave të rinj largohen nga Maqedonia që bëjnë karriera të suksesshme në Evropë, Amerikë, Azi, Australi, por edhe në kontinentin afrikan. Çdo qeveri që ka ardhur në pushtet ka premtuar se do të angazhohet për uljen e numrit të të rinjve që largohen nga Maqedonia. Ka ndodhur e kundërta, ky numër në mënyrë progresive është rritur. Mbi temën Migrimi i trurit nga Maqedonia në botë, në studion e “Rruga drejt…” debatojnë: 1. Milla Carovska- ministre e Punës dhe Politikës Sociale 2. Gadaf Rexhepi, profesor në Universitetin e Evropës…

