Author: almakos

19 May 2018 / 12:02 Kryeministri grek, Aleksis Cipras  ka njoftuar kryetarin e Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis se me kryeministrin Zoran Zaevin kanë biseduar për emrin “Maqedonia e Ilindenit”, njoftuan sot nga partia greke opozitare. Për Demokracinë e re, emri i lartëpërmendur nuk është i pranueshëm sepse ka lidhje me krijimin e shtetit dhe kombin maqedonas ku përfshinë edhe Selanikun. “Ky emër  historik dhe në mënyrë direkte e përfshinë tentimin për krijimin e shtetit dhe kombit “maqedonas” të cilën e përfshinë edhe Selanikun. Secili theksim i fjalës  Ilinden në emrin e shtetit fqinjë, jo vetëm që nuk i jepet…

Lexo më Shumë

19 May 2018 / 10:13 Është paralajmëruar për sot takim i liderëve për t’i informuar rreth takimit të dy kryeminstrave, Zaev dhe Cipras në Sofje për çështjen e emrit. Gjatë ditës së djeshme kryeministri Zoran Zaev informoi se ka thirrur në takim të gjithë liderët e partive politike dhe kryetarin e shtetit sot në orën 13 në klubin e deputetëve, për t’i informuar për detajet e takimit me kryeministrin grek Cipras dhe për mundësinë e një shansi për një zgjidhje eventuale që do të ishte e pranueshme për të dyja shtetet. Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar kreu i…

Lexo më Shumë

19 May 2018 / 9:54 Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm i shoqëruar me reshje lokale shiu.  Pasdite do të ketë kushte të paraqitjes së bubullimave dhe stuhive, veçanërisht në zonat malore. Do të fryjë erë e lehtë në drejtim të veriut. Temperatura te mëngjesit do të lëvizin nga 8 deri në 16 gradë, kurse gjatë ditës temperaturat do të jenë nga 16 në 26 gradë.

Lexo më Shumë

18 May 2018 / 19:15 Konkluzionet e procesit të dialogut ndër-partiake Jean Monnet u zhvilluan këtë të enjten në Ohër, partitë parlamentare ranë dakord se do të jenë të vendosura për të promovuar dhe çuar përpara procesin e integrimit të vendit në BE dhe se do të vazhdojnë të zbatojnë reformat institucionale të Kuvendit në mënyrë efektive për të dhënë rezultatet e duhura. Gjatë takimit të parë u arrit një konsensus në katër fusha kryesore. Grupi i punës për reformën e Kuvendit do të përfundojë shqyrtimin e propozimeve dhe brenda katër javësh do të përgatisë një propozim të konsoliduar për…

Lexo më Shumë

18 May 2018 / 18:51 Zyrtarët e lartë bullgarë konfirmuan se “Republika Maqedonia e Ilindenit” është një nga opsionet që është shtuar në tavolinën e bisedimeve mes Shkupit dhe Athinës. Ministrja e Jashtme bullgare Zaharieva tha se Ilindeni është pjesë e rëndësishme e historisë së përbashkët bullgare dhe maqedonase. Zaharieva, Minsitre e Jashtme e Bullgarisë Republika e Maqedonisë së Ilindenit do të thotë për mua se ata pranojnë që ne kemi histori dhe të kaluar të përbashkët, sepse kjo është pjesë shumë e rëndësishme e historisë bullgare, është moment shumë i rëndësishëm edhe për ata – deklaroi ministrja e Jashtme…

Lexo më Shumë

18 May 2018 / 16:29 Kryetar i parlamentit Talat Xhaferi iu bëri thirrje partive politike që të ruajnë frymën e konsensusit në parlament edhe sa i përket çështjes së emrit. Megjithatë Xhaferi shtoi se konsensusin për këtë çështje duhet ta sigurojnë negociatorët dhe jo ai. [embedded content]

Lexo më Shumë

18 May 2018 / 15:59 Në suazat e dialogut ndërpartiak “Zhan Mone” që mbahet në Ohër, partitë parlamentare debatojnë për harmonizimin e disa çështjeve të rëndësishme lidhur me punën e institucionit ligjvënës. Në prezencë të treshes evropiane, Ivo Uajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, debatet zhvillohen rreth Rregullores, pavarësisë së institucionit ligjvënës dhe pavarësisë së tij buxhetore. Parimisht është arritur pajtueshmëri reth kodit etik për sjelljen e deputetëve. Dialogu në Ohër zhvillohet me dyer të mbyllura.

Lexo më Shumë

18 May 2018 / 15:44 Sektori joqeveritar ka publikuar të dhëna zhgënjyese duke detektuar një pjesë të problemeve në administratën shtetërore. Sistemimi jo-përkatës i kuadrove nëpër institucionet dhe numri minimal i të punësuarve nën ombrellën shtetërore që drejtpërdrejtë ofrojnë shërbime publike, janë shkaktarët kryesorë për epitetin “administratë joefikase”. “Eurothink” dhe “Fondacioni shoqëri e hapur” si më kritike e nënvizojnë Ministrinë e Shëndetësisë ku punojnë mbi 19 mijë persona. Por, prej tyre vetëm rreth 1400 të punësuar i shërbejnë qytetarët drejtpërdrejtë. Për ta shqetësuese është edhe gjendja në Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Ministria e Shëndetësisë…

Lexo më Shumë

18 May 2018 / 15:32 Nga Qeveria nuk zbulojnë ende asnjë detaj nga opsioni i pranueshëm për Qeverinë maqedonase dhe atë greke, si zgjidhje e mundshme për çështjen e emrit, e as spekulimet në mediat lidhur me emrin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”. Gjithcka pritet të qartësohet të shtunën në takimin e lidërëve të thirrur nga kryeministri, Zoran Zaev ku do të marrin liderët politik dhe shtetëror. Në opinion prej mbrëmë qarkullon propozimi “Republika Maqedonia e Ilindinet”. Derisa zyrtarisht ky propozim nuk komentohet, si i tillë u hodh poshtë nga mediat greke. Për të përditshmen “Ta Nea”, mediat e Shkupit…

Lexo më Shumë

18 May 2018 / 15:09 Partitë politike e quajnë spekulim propozimin “Republika Maqedonia e Ilindenit” si emër të mundshëm të Maqedonisë. Subjektet nuk e komentojnë nëse si i tillë, propozimi është ose jo i pranueshëm. VMRO-DPMNE-ja i quan spekulime informacionet e dala në media. Partia opozitare kërkon takim liderësh për t’i njoftuar me rrjedhën e bisedimeve. Sipas informacioneve që VMRO-DPMNE-ja i posedon, deri tani bëhet fjalë për spekulim. Ne si parti serioze dhe më e madhe në Maqedoni, nuk komentojmë spekulime. Sot edhe njëherë kërkuam takim liderësh me qëllim që t’i anashkalojmë këto spekulime dhe të informohemi se çfarë është…

Lexo më Shumë