18 May 2018 / 15:59
Në suazat e dialogut ndërpartiak “Zhan Mone” që mbahet në Ohër, partitë parlamentare debatojnë për harmonizimin e disa çështjeve të rëndësishme lidhur me punën e institucionit ligjvënës. Në prezencë të treshes evropiane, Ivo Uajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, debatet zhvillohen rreth Rregullores, pavarësisë së institucionit ligjvënës dhe pavarësisë së tij buxhetore. Parimisht është arritur pajtueshmëri reth kodit etik për sjelljen e deputetëve. Dialogu në Ohër zhvillohet me dyer të mbyllura.