21 May 2018 / 17:45 Partiа “E Majta” sot në Prokurorinë Themelore Publike parashtroi kallëzim penal kundër kryeministrit Zoran Zaev për shkelje të rendit kushtetues të shtetit. Sipas kësaj partie, me deklaratat e fundit zyrtare të Zaevit më 17 maj, për bisedimet, kryeministri i ka cenuar pozicionet negociuese të Maqedonisë dhe ka sjellë shtetin në pozicion të varur nga një shtet tjetër. Nga “E Majta” shtojnë se ekziston mundësia që ta zgjerojnë padinë edhe kundër disa personave tjerë, si për shembull shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov, i cili, sipas tyre, haptazi ka pranuar se ai qëndron pas propozimit të këtillë…
Author: almakos
21 May 2018 / 16:19 Thjeshtëzimi i mënyrës së punës së shkollave, organizimi i orëve mësimore, krijimi i një Qendre për nxënës të talentuar si dhe stimulimi i nxënësve të talentuar janë disa nga elementet pjesë të Strategjisë për arsim 2018-2025 të cilat u shpalosën sot nga ministrja e Arsimit Deskovska. Ajo tha se strategjia përfshin arsimin parashkollor deri tek arsimi i lartë. Deskovska shtoi se disa pjesë të strategjisë janë realizuar ndërsa pjesa tjetër është në fazën e implementimit. Në këtë strategji i locuam sfidat kryesore të sistemit arsimor të Maqedonisë, duke filluar nga çerdhet, shkollat deri te universitetet…
21 May 2018 / 15:47 Për kryeministrin Zoran Zaev nuk çon pluhur mënyra si do të përkthehet në gjuhën shqipe emri i ri i Maqedonisë. Sipas të parit të Qeverisë, më rëndësi është zgjidhja e emrit. I pyetur se kush e këshilloi që emrin Maqedonia e Ilindenit të përkthehet në siç e quajti ai “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, Zaev gishtin drejtori tek partnerët e koalicionit. E dini që edhe në partinë time kam disa shqiptar, por edhe në koalicion. Në fund të ditës besoj se përkthimi është më pak i rëndësishëm në krahasim me përmbajtjen. Nuk them fare e parëndësishme,…
21 May 2018 / 14:32 Për disa nga të akuzuarit e rastit “Sopoti” mbrojtja sot ka kërkuar 150 milion denarë dëmshpërblim, ndërsa për të tjerët pritet që të tërhiqen flet-arrestet ndërkombëtarë që të mund ata të kthehen në Maqedoni dhe më pas të ngritët kërkesa edhe për dëmshpërblimin e tyre, kështu njoftoi sot avbokati, Vullnet Paçuku. “Parashtruam kërkesë për të gjithë ata persona janë të pranishëm të pranishëm këtu, meqë dihet se disa nga të akuzuarit nuk janë të pranishëm, gjykimi për ta mbaheshe në mungesë dhe për arsye objektive, meqë ata akoma nuk janë në Maqedoni, në momentin kur…
21 May 2018 / 13:25 Kryeministri Zoran Zaev, parlajmëroi për nesër rikonstruktimin e Qeverisë. Zaevi tha se tashmë janë marrë vesh për të gjitha ministritë dhe dikasteret me emrat e rinj të ministrave, zëvendësministrave. Propozimet do të dërgohen që nesër në Kuvend. “Nesër do ta propozojë rikonstruktimin e Qeverisë. Jam i përgatitur dhe emrat janë konfirmuar, prandaj që nesër do t’i dorëzojmë në Kuvend dhe më në fund do të kompletojmë Qeverinë”, tha Zaev.
21 May 2018 / 10:39 Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është caktuar seancë gjyqësore për lëndën e PSP-së “Titanik” ku të akuzuar janë gjithsej 21 persona, mes të cilëve edhe Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, dhe një sërë e zyrtarë të lartë qeveritar dhe partiak nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ky rast ishte edhe hetimi i parë të cilin e hapi Specialja në vitin 2016. Ky është rasti i parë që PSP-ja e ka zbuluar ndërsa seancat vazhdimisht shtyhen.
21 May 2018 / 10:22 Kreu i Partisë opozitare greke “Demokracia e Re”, Kirijakos Micotakis ka hedhur në mënyrë kategorike propozimin Republika e Maqedonisë së Ilindenit. “Personalisht jam irrituar. Ka një diskutim për emrin e Shkupit si Republika e Maqedonisë së Ilindenit . Le t’i sqarojmë disa çështje për ata që nuk duket se e njohin mirë historinë tonë. Kryengritja Ilinden dhe emri i Ilindenit janë identifikuar me irredentizmin maqedonas. Ai është një emër që është identifikuar me kryengritjen nacionaliste, e cila më pas si parullën qendrore kishte Maqedoninë për maqedonasit dhe formimin e një Maqedonie të Madhe me kryeqytetin…
21 May 2018 / 10:17 Nesër është dita e fundit e punës për Dimitar Bogovin si guvernator i Bankës Popullore. Edhe pse mandati shtatëvjeçar i tij skadon më 21 maj, nuk dihet nëse propozimi i ri i presidentit Ivanov, Anita Angelovska Bezhoska do të gjendet në rend dite në seancën e nesërme të Kuvendit. Burime nga LSDM-ja shprehen se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar koordinim me partitë politike. Qëndrimi i BDI-së nëse janë pro ose kundër Bezxhoskës do të mësohet nesër pas koordinimit me kryeparlamentarin Xhaferi. Nga VMRO-ja opozitare mbeten në qëndrimin që mos të prezantojnë në koordinimet…
20 May 2018 / 20:27 Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në SHBA. Vizitën do ta fillojë me një takim me homologun e tij amerikan Michael Pompeo në Uashington, ndërsa më 24 dhe 25 maj, një takim do të mbahet në Nju Jork me shefin e diplomacisë maqedonase Dimitrov dhe emisarin special të OKB-së për emrin, Nimiç. Fokus i takimit të Kocias me Pompeo do të jenë çështje dypalëshe dhe rajonale me fokus në zhvillimin e situatës në Mesdheun lindor ku është paraparë edhe një takim me ndihmësin e sekretarit të Shtetit…
20 May 2018 / 15:58 Zv.presidenti amerikan Majk Pens, ka biseduar në telefon me kryeministrin grek Cipras, vetëm pak orë pasi Greqia refuzoi propozimin “Maqedonia Ilinditase”. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Pens ka falënderuar Ciprasin për lidershipin e treguar bashkë me atë të kryeministrit Zoran Zaev, në përpjekjen e tyre për të zgjidhur kontestin me emrin. Gjithashtu, Pens ka inkurajuar kryeministrin grek Cipras që të vazhdojë të punojë më kryeministrin Zaev për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Zgjidhja e kësaj çështjeje do të ndihmojë shumë për qetësi dhe stabilitet në rajon, thuhet në publikimin e Pens. Ai…
20 May 2018 / 15:46 Qytetarët shqiptarë hedhin vrer ndaj përkthimit të propozimit të ri të emrit të shtetit. Qytetarët e quajtën tallje me gjuhën shqipe dhe bastardim përkthimin nga “Ilinden” në “Ilinditase”. Ata madje thonë se edhe propozimi “Ilindenska” nuk përfaqëson karakterin shumë etnik dhe shumë fetar. Shiko, për kombin tonë nuk është i mirë sepse nuk përfshihemi askund. Ky shtet a vetëm i maqedonasve është apo është multi etnik? Sipas meje duhet të jetë Ilirida, shum shkurt. Për neve shqiptarët është njëjtë. E pranuan ose jo ajo është e vendosur dhe nuk varet nga ne. Unë nuk ua…
20 May 2018 / 15:00 Termi “Ilinditase” nuk ka kuptim në gjuhën shqipe. Gjuhëtarët shpjegojnë se ky përkthim tekstual dhe jo i menduar mirë bie ndesh me normat gramatikore të gjuhës shqipe. Profesori Vebi Bexheti duke elaboruar mënyrën se si duhet përkthyer propozimi i ri i emrit, shpjegon se ky version i tangon shqiptarët në disa komponentë. Mendoj se nuk shkon dhe nuk i përshtatet natyrës së gjuhës shqipe Ilinditase sepse bëhet fjalë për një shenj që është Ilija. Nëse në gjuhën shqipe përkthehet sipas normave gjuhësore do të ishte dita e Ilisë dhe jo Ilinditase. Ky defekt i përpjekjes…

