5 June 2018 / 16:36 Që prej orëve të para të mëngjesit, banorët e fshatit Straçincë të Gazi Babës bllokuan punimet për hapjen e një gurore në vendin e quajtur Balik. Banorët janë të revoltuar pasi thonë se nga thyerja e gurëve u dëmtohen shtëpitë dhe të mbjellat bujqësore. Edhe nga filmimet shihet se çdo sipërfaqe e gjelbëruar ka marrë ngjyrë të bardhë, nga pluhuri i thyerjes së gurëve. Kjo është krejt helm, shiko, shiko, krejt dëmet do ti kemi në fshat, patjetër duhet të ndalohet kjo. Pasojat janë krejt çka janë më të këqijat, ne merremi me dredhëzat, pluhuri…
Author: almakos
5 June 2018 / 16:16 Maqedonia do të ketë sistem të centralizuar të analizave të gjakut. Në tetë qendrat laboratorike të cilat do të jenë në qytetet më të mëdha të vendit, do të dërgohen analizat për shqyrtim dhe rezultatet e tyre do të ju dërgohen përmes sistemit elektronik mjekëve amë ku pacientët përkasin. Kjo do të thotë se qytetarët e vendeve rurale nuk do të udhëtojnë për analiza më të detajuara nëpër qytete më të mëdha, por përmes mjekëve amë analizat do të transportohen deri tek qendra më e afërt laboratorike. Ministri i Shëndetësisë tha se kjo metodë aplikohet…
5 June 2018 / 15:59 Maqedonia nuk është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme parlamentare, vlerëson kreu i Qendrës për Liri, Civil, Xhabir Deralla. Megjithatë ai shton se ekipet e Civilit, në terren kanë konstatuar përgatitje të caktuara nga partitë për zgjedhje eventuale parlamentare, në një kohë me ato presidencialet. Vlerësojmë se me sistem të këtillë, në situatë të këtillë politike, sociale dhe ekonomike por edhe në kontest rajonal, zgjedhjet e parakohshme vetëm do të dëmtojnë proceset e përgjegjshme dhe serioze në të cilat ndodhet vendi. KSHZ-ja nuk do të reformohet ashtu si u përshtatet standarteve demokratike të nevojshme për…
5 June 2018 / 15:38 Kryeministri Zoran Zaev nuk ndalet së paralajmëruari afate për bisedën telefonike me homologun e tij grek, Aleksis Cipras për çështjen e emrit. Pasi dështoi biseda e paralajmëruar nga Zaev për të mërkurën, të enjten ose të premten e javës së kaluar, këtë herë pa precizuar saktë, Zaev thotë se është çështje ditësh kur biseda telefonike do t’i jep fund kontestit shumëvjeçar. Megjithatë jozyrtarisht, përflitet se SHBA-të i kanë kërkuar Zaevit që deri më 9 qershor të japë pëlqim për tekstin e marrëveshjes. Unë besoj se me të vërtetë jemi në vetë fundin. Do të mbetem…
5 June 2018 / 15:32 Ruajtja e mjedisit dhe ambientit jetësorë është në nivelin më të ulët të mundshëm. Mbeturinat e hedhura gjithandej flasin më së miri për ndërgjegjësimin e qytetareve dhe kujdesin e tyre ndaj mjedisit ku jetojnë. Të anketuarit nga Alsat shprehen vet kritik, por nuk kursejnë nga kritika edhe autoritetet kompetente. Sipas tyre në të shumtën e rasteve mungojnë edhe shportat për hedhjen e mbeturinave. …nuk brengosemi aty është problemi, ne pleqtë po, por të rinjtë nuk janë shumë të interesuar. Problemi është që ka pak shporta për mbeturina, mbeturinat nuk mblidhen rregullisht që është më e…
5 June 2018 / 15:18 Nga Ndërmarrja Publike, Pyjet e Maqedonisë premtojnë se të gjithë qytetarët që kanë nënshkruar kontrata para fillimit të sezonit të ngrohjes, në vjeshtë do të furnizohen me dru për ngrohje. Nga kompania thonë se, ndryshe nga vitet e mëparshme kur vonohej dorëzimi, kësaj radhe dru për ngrohje do të ketë për të gjithë dhe çmimi për 1 metër kub është i njëjtë si vitin e kaluar. Dorëzimi tashmë ka filluar, gjërat po rrjedhin mirë, ne varemi nga kushtet e motit që tashmë janë përmirësuar, dinamika e shpërndarjes së druve për ngrohje është intensifikuar dhe ju…
5 June 2018 / 14:52 Sundimi i ligjit mbetet pika më kritike në rrugën evropiane të vendit. Pavarësisht notave pozitive në raportin e fundit të Komisionit Evropian, eksperti gjerman Rejnhard Pribe vlerëson se vendi ka ende shumë punë për të bërë sa i përket zbatimit të reformave sidomos në gjyqësor. Eksperti i cili përgatiti dy raporte për çështjet sistematike sa i përket sundimit të ligjit pas përfshirjes së vendit në skandalin e përgjimeve, rekomandon që të gjithë faktorët në shoqëri të angazhohen për adresimin e mangësive të përfshira në raportet e Brukselit. Sundimi i ligjit është thelbësor për afrimin e…
5 June 2018 / 11:48 Kryeministri Zoran Zaev, sot edhe njëherë ka drejtuar apel deri tek presidenti Gjorge Ivanov që të firmos Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe me këtë t’i hap rrugë funksionimit të demokracisë në shoqëri. “Ky veprim i Ivanovit përcjell mesazhin se presidenti mundet të vendos kur të dojë dhe cilindo Ligj të bllokoj përmes vetos. Kjo nuk është demokraci funksionale. Përgjegjësia është e madhe”, deklaroi Zaev.
5 June 2018 / 9:42 Mendoj se po vjen momenti të themi “po”-në ose “jo”-në e madhe, ndërkohë që ti kupton vështirësitë që gjenden para teje, tha në një intervistë për televizionin shtetëror grek, ERT, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kocias, lidhur me ngjarjet e fundit në bisedimet greko-maqedonase për çështjen e emrit. “Mendoj se lidershipi i vendit tonë mik në veri, ka kuptuar vështirësitë e mëdha që ekzistojnë për zbatimin e një marrëveshjeje për emrin dhe kjo gjë ka luajtur rol për ta rishikuar këtë marrëveshje, të bisedojë për sqarime të caktuara për vetë marrëveshjen, ndërkohë…
23 May 2018 / 12:37 Qeveria e Maqedonisë sot ka publikuar listën e zëvendësministrave dhe ministrave të rinj, të përfshirë në procesin e rikonstruktimit që u paralajmërua që para 6 muajve, nga kryeministri Zoran Zaev. Në pozitat e ministrave janë emëruara: Renata Deskoska – ministre e Drejtësisë, e cila largohet nga posti i minstres së Arsimit dhe Shkencës, radhë e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë; Arbër Ademi – ministër i Arsimit dhe Shkencës, i cili lëviz nga posti i zëvendësministrit të MASH, radhë e Bashkimit Demokratik për Integrim; Asaf Ademi – ministër i Kulturës, i cili vjen si rezultat i zgjerimit të koalicionit…
23 May 2018 / 12:31 PNjë grup prej rreth 50 mbështetësish të ish-kryeministrit Nikola Gruevski janë mbledhur para Gjykatës Penalenë Shkup, para vendimit të kësaj të fundit për të. Midis tyre janë ish-kryetari i komunës së Aerodromit Ivica Koneski, ish-kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski dhe disa të tjerë të përfshirë në rast ‘shuplaka’ të urdhëruara në Qendër. Protesta po zhvillohen vetëm disa minuta para vendimit të Gjykatës Panele për ish-kryeministrin Gruevski, në rastin PSP-së të koduar me emrin “Tanku” dhe i referohet blerjes së automjetit super të shtrenjtë “Mercedes”.
23 May 2018 / 11:55 I akuzuari Haki Aziri rrëfeu para gjykatës ditët që e kanë torturuar deri në pavetëdije për një javë me radhë, vetëm që të thoshte Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviç kanë kryer vrasjet në Liqenin e Smillkovës. Aziri tha se ato ditë kishte humbur ndjenjën shumë herë nga torturat çnjerëzore dhe se e mbanin vetëm në hapësira të mbyllura dhe të errëta. “Më thonin se ta kemi arrestuar gjithë familjen. Nënën, babain, gruan, vëllaun, të gjithë. Dhe më thanë se asnjë nuk do të mbetet i gjallë nëse nuk e nënshkruaj deklaratën. Më ofruan edhe…

