7 June 2018 / 19:04 Sa afër aq edhe larg. Kështu të paktën duket kjo fazë e bisedimeve për zgjidhjen e emrit. Në çdo paraqitje të tij, Zaev thotë se është çështje ditësh kur do të realizojë bisedën me homologun e tij grek Cipras, e cila është edhe vendimtare për zgjidhjen e kontestit të emrit. Duke përsëritur frazën e njëjtë Zaev tha se në pyetje janë detaje dhe se më e rëndësishme është të arrihet marrëveshje e mirë, por se kjo është e vështirë dhe e ndjeshme. Sinqerisht dëshiroj sonte t’i telefonoj ose të më telefonojnë, ose nesër, pasnesër. Por…
Author: almakos
7 June 2018 / 17:40 Izet Haxhia kërkon rihapjen e çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit dhe përballjen ne gjykatë me ish-kryeministrin, Sali Berisha. Në seancën e parë të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, Haxhia theksoi se denoncimi ndaj tij është bërë prej ish-kryeministrit, madje foli dhe për një marrëveshje të bërë në “Rogner” për ekzekutimin e disa personave mes tyre edhe të Haxhisë. Në mbështetje të kërkesës për rihapjen e procesit, avokati i Haxhisë paraqiti dhe një raport të SHIK mbi vrasjen e Azem Hajdarit natën e 14 shtatorit 1998. Nga ana e tij Prokurori kërkoi kohë që të…
7 June 2018 / 17:21 Ushtria izraelite ka thënë se lëshuar disa fletushka rreth Rripit të Gazës, duke paralajmëruar banorët që të qëndrojnë larg kufirit me Izraelin, gjatë një proteste masive të planifikuar për të premten. Zyrtarë të ushtisë janë duke pritur një numër të madh të protestuesve, duke shtuar mundësinë për konflikt, transmeton AP. Më shumë se 114 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite, si pasojë e protestave të palestinezëve javë më parë. Izraeli është përballur me kritika ndërkombëtare për përdorim të forcës ndaj protestuesve të paarmatosur. Izraeli në anën tjetër ka akuzuar grupin militant, Hamas, duke thënë se…
7 June 2018 / 16:40 Ministria e Punëve të Brendshme do të procedojë më tej rastin me dy inspektorët të cilët një ditë më parë u sulmuan verbalisht dhe u përzunë nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, gjatë vizitës për inspektim të jashtëzakonshëm. Dikasteri i brendshëm këtë e konfirmoi nëpërmjet një komunikate për mediat. Nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës vazhdojnë të heshtin dhe të mos sqarojnë publikisht zhvillimet e një dite më parë. Sa u takon informacioneve të shpërndara nga inspektorët, ata thanë se emrat e përmendur nuk janë pjesë stafit akademik të UNS-së por nuk dhanë sqarime të tjera. Bëhet…
7 June 2018 / 16:05 Përmes ndryshimeve të propozuara në ligjin e abortit, shtatzënës i jepet mundësi që deri në javën e 12 të vendos nëse do ta ndërpresë shtatzëninë. Kjo pasi domosdoshmëritë të merret edhe mendimi i gjinekologut të saj amë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ky ligj, për dallim nga ligji paraprak do të vendosë vullnetin e gruas në radhë të parë. Ligji i ri i abortit pret konsultimin e fundit nga pjesëtarët e grupit punues dhe më pas të hyjë në procedurë parlamentare për miratim. Në javën e 12 të shtatzanisë nëna mund të abortojë por vetëm…
7 June 2018 / 15:48 Me datë 21 të këtij muaji pa prezencën e opinionit do të vlerësohet akuza për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar. Për dy javë do të mësohet nëse Gjykata Penale do ta pranojë ose jo akuzën kundër 30 personave që ngarkohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues, njoftojnë nga Shkupi 1. Praktika e deritanishme e vlerësimit të akuzës është që në seancë të marrin pjesë edhe avokatët e të akuzuarve dhe prokurori i lëndës. Prokuroria për krim të organizuar akuzën për hyrjen e dhunshme në Kuvend e ngriti më…
7 June 2018 / 15:30 Komuna Gazi Babë e Shkupit refuzon të jap sqarime lidhur me nisjen e punimeve për hapjen e një guroreje mbi fshatin Straçincë të kësaj komune. Edhe pse premtuan se do të jenë të hapur për këtë çështje, nga komuna tashmë tre ditë u shmangen pyetjeve të Alsat-M për të sqaruar dy dokumentet kundërthënëse të cilat i publikoi një ditë më parë kreu i bashkësisë lokale të fshatit, Adnan Ajrullahu. Siç deklaroi Ajrullahu, në afat kohor njëmujor, komuna Gazi Babë fillimisht ka refuzuar iniciativën për ndarje të koncesionit me arsyetimin se punimet gjeologjike dhe gërryerja në…
7 June 2018 / 14:43 A po vepron LSDM-ja ngjashëm sikur VMRO-DPMNE-ja kur ishte në pushtet? Veprimet e fundit të partisë në pushtet si konferencat para selisë së oponentit politik, videot propagandistike në media dhe rrjete sociale dhe kërkesat për falje publike, ngjasojnë me veprimet e të djathtës kur ndaj opozitës kishte nisur fushatë të zezë. Së fundi LSDM-ja ka ngulur këmbë në faljen publike të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për të cilin shpalosi dokumente zyrtare rreth të ardhurave të tij sa ishte këshilltar i kryeministrit. Madje në rrjetet sociale po qarkullon edhe video propaganduese ku Mickoski shpallet gënjeshtar…
7 June 2018 / 14:11 Çështja e emrit në fokusin e takimit të sotëm mes zv/ kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogherini. Osmani derisa ka informuar zyrtaren e lartë të BE-së për rrjedhën e negociatave, ka theksuar se Maqedonia dhe Greqia, asnjëherë më parë nuk kanë qenë më afër zgjidhjes së kontestit. “Kemi një përparim serioz dhe asnjëherë deri tani dy vendet nuk kanë qenë kaq afër zgjidhjes. Orët në vazhdim mund të jenë vendimtare për epilogun e negociatave dhe më mbanë shpresa se epilogu eventual pozitiv do të krijojë një klimë…
7 June 2018 / 13:59 SHBA-ja tanimë një kohë të gjatë i jep mbështetje Greqisë dhe Maqedonisë lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit, ka deklaruar ambasadori amerikan Xhes Bejli sipas të cilit zgjidhja e këtij kontesti do të sjellë të mira për të dyja vendet, por gjithashtu do të kontribuoj edhe për paqe dhe prosperitet në tërë rajonin. “Vazhdojnë negociatat mes të dyja palëve me ndihmën e Kombeve të Bashkuara. Për shkak të çështjes specifike unë do iu lë të dyja vendeve të gjejnë një zgjidhje të përbashkët të pranueshme, të cilën qytetarët e presin tanimë një kohë të…
7 June 2018 / 13:29 Në moshën 89-vjeçare ka ndërruar jetë poeti i njohur dhe akademiku Mateja Matevski. Matevski ka lindur në Stamboll në vitin 1929, fëmijërinë e ka kaluar në Gostivar, kurse ka studiuar në Beograd dhe Shkup, ku dhe ka mbaruar Fakultetin Filozofik. Poeti i njohur është autor i shumë veprave poetikë ku disa prej tyre janë “Rrethi”, “Bliri”, “Lindja e tragjedisë”, “Largësia”, “Kulla e zezë”, “Ikja e xixëllonjës”. Ndërsa ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në vitin 2013 e kishte dekoruar akademikun me origjinë shqiptarë Mateja Matevski për veprën e tij jetësore dhe kontributin e dhënë në…
7 June 2018 / 12:18 Si pasojë e anomalive të ndryshme, brenda një viti vdesin rreth 300.000 foshnja të posalindura, katër javë pas lindjes. Diagnostikimi i hershëm i anomalive të lindura, gjatë tre muajve të parë të shtatzanisë mund të sjellë rreziqe më të vogla se sa gjatë periudhës tjetër të shtatzanisë. Në botë gjatë vitit 2013, numri i foshnjave të vdekura si pasojë e anomalive kongjinetale ka qenë 523,000 – ndërkaq gjatë vitit 1999 751,000. Këto të dhëna u shpalosën gjatë simpoziumin e sotëm të organizuar nga “Shoqata e Mjekëve Maqedonas” me titull “Anomalitë e lindura, sfidat, dilemat dhe…

