7 June 2018 / 14:11
Çështja e emrit në fokusin e takimit të sotëm mes zv/ kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogherini. Osmani derisa ka informuar zyrtaren e lartë të BE-së për rrjedhën e negociatave, ka theksuar se Maqedonia dhe Greqia, asnjëherë më parë nuk kanë qenë më afër zgjidhjes së kontestit.
“Kemi një përparim serioz dhe asnjëherë deri tani dy vendet nuk kanë qenë kaq afër zgjidhjes. Orët në vazhdim mund të jenë vendimtare për epilogun e negociatave dhe më mbanë shpresa se epilogu eventual pozitiv do të krijojë një klimë të mirë për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Greqisë si dhe të kushteve për avancimin e perspektives euro-atlantike të Maqedonisë”, deklaroi Bujar Osmani, zv/ kryeministër.
Osmani ka informuar Mogherinin edhe për planin e ri të reformave, përmes të cilit Maqedonia mbetet e përkushtuar në procesin reformues edhe pas marrjes së rekomandimit dhe raportit pozitiv të Komisionit Evropian.


