7 June 2018 / 12:18
Si pasojë e anomalive të ndryshme, brenda një viti vdesin rreth 300.000 foshnja të posalindura, katër javë pas lindjes. Diagnostikimi i hershëm i anomalive të lindura, gjatë tre muajve të parë të shtatzanisë mund të sjellë rreziqe më të vogla se sa gjatë periudhës tjetër të shtatzanisë. Në botë gjatë vitit 2013, numri i foshnjave të vdekura si pasojë e anomalive kongjinetale ka qenë 523,000 – ndërkaq gjatë vitit 1999 751,000. Këto të dhëna u shpalosën gjatë simpoziumin e sotëm të organizuar nga “Shoqata e Mjekëve Maqedonas” me titull “Anomalitë e lindura, sfidat, dilemat dhe tretmani”.


