Author: almakos

8 June 2018 / 15:13 Sado që të jetë realizimi i projekteve, aq do jetë edhe rritja ekonomike. Ndërtimtarët thonë se ngecja në një pjesë të projekteve infrastrukturore është shkaku kryesor për rënie prej 37.2% në ndërtimtari në tremujorin e parë të këtij viti. Ata presin të përshpejtohet ritmi në ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore si dhe në një pjesë të rrugëve që janë në ndërtim e sipër. Duhet projektet që kanë filluar më herët të përfundojnë, të vijnë në fazën e fundit në mënyrë që të kompletohet investimi dhe të normalizohet i gjithë sektori – deklaroi Ivica Jakimovski, kryetarë i Odës…

Lexo më Shumë

8 June 2018 / 14:54 Reformat e shumë përfolura në gjyqësor, polici dhe burgje mbeten ende të parealizuara. Organizatat qytetare thonë se zbatimi i këtyre reformave pasqyron respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Goce Kocevski nga Shoqata e juristëve të rinj nënvizoi nevojën e shpolitizimit të gjyqësorit dhe përforcimin e kapaciteteve të institucioneve. Është shumë e rëndësishme të fokusohemi tek përmbajtja, të fokusohemi në atë se a ekziston dëshirë e vërtetë dhe jo vetëm e deklaruar tek elitat politike, tek pushteti ekzekutiv që të largohen nga gjyqësori dhe ta lënë gjyqësorin të jetë i pavarur. Dhe ajo që është…

Lexo më Shumë

8 June 2018 / 14:47 Tani dy javë policët e ruajnë gjykatësen Dobrilla Kacarska e cila gjykoi Nikolla Gruevskin me dy vite burg në rastin “Tanku”. Rastësi apo jo, sigurimi që ia ka dhënë policia, përkon me periudhën kur më 23 maj Kacarska shqiptoi burg pikërisht për ish kryeministrin. Sigurim policor për gjykatësen ka kërkuar kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev. Shërbimet e Ministrisë së Brendshme kanë vlerësuar se ekziston rreziku për Kacarskën. Ministri Oliver Spasovski nuk zbuloi hollësi për këtë hap, por konfirmoi se MPB-ja ka nisur hetimet për kërcënimet ndaj gjykatëses. Ne punojmë në bazë të vlerësimeve të…

Lexo më Shumë

8 June 2018 / 14:18 Pas skadimit të afatit të “Planit 3-6-9”, reformat e parealizuara Qeveria synon t’i realizojë përmes projektit të quajtur “Plani 18”. Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se bëhet fjalë për reforma të qëndrueshme të cilat do ta transformojnë, respektivisht evropianizojnë vendin dhe do t’i sigurojnë fillim të negociatave me BE-në. Plani 18 do të vazhdojë të fokusohet në tre themelet kryesore në të cilat u fokusua edhe Plani 3-6-9. Ato janë: gjyqësia, e cila do të jetë një nga sektorët dominuese si dhe drejtësia dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të…

Lexo më Shumë

8 June 2018 / 13:56 Banorët e Bllokut 4, lagje në Drenoc të Tetovës u hodhën në protesta për shkak të mungesës së rrugës në vendbanimin e tyre. Ata prej 20 vjetësh në shtëpitë e tyre mbërrijnë në këmbë përmes disa rrugicave të improvizuara. Problem përbën një depo e vjetër e cila edhe pse jo funksionale prej vitesh nuk rrënohet. Autoritet lokale nuk kanë ndërmarr asnjë hap pavarësisht vendimit gjyqësor për rrënimin e depos në mënyrë që të fillojë ndërtimi i rrugës. “Janë mbi 36 shtëpi dhe 100 copa toke por edhe fusha poshtë që janë pa rrugë. Kemi kërkuar…

Lexo më Shumë

8 June 2018 / 12:45 Gjykata e Apelit ka sjellë vendim që të rikthej lëndën për pronësinë juridike të Lëvizjes Besa në shkallën e parë. Ky vendim shkon në favor të krahut të Afrim Gashit, të cilët e kishin ankimuar vendimin e shkallës së parë në Gjykatën e Apelit, sipas së cilit vendim shkarkimi i Bilall Kasamit nga posti i kryetarit të Besës ka qenë i paligjshëm. Nga krahu i Kasamit akuzojnë se Gjykata po ndikohet nga politika dhe se po merr vendime të njëanshme. Këta të fundit pretendojnë se Kasami edhe më tej mbetet kryetar i Besës dhe se…

Lexo më Shumë

8 June 2018 / 12:30 Ministri i brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spaaovski dhe ambasadori i Çekise Mirosllav Toman nënshkruan sot një marrëveshje përmes së cilës Republika Çeke do të dhuroj një milion euro për nevojat e MPB-së. Mjetet dedikohen për aparaturë dhe menaxhim me krizën e migrantëve. https://www.facebook.com/adrian.kerimi/videos/1898125913565320/?t=1

Lexo më Shumë

8 June 2018 / 11:09 Për rreth 270 000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, prej të cilëve 20 000 filloristë, sot është dita e fundit shkollore dhe fillimi i pushimit të verës. Semimaturantët këtë muaj do të regjistrohen në vitin e parë në shkolla të mesme për vitin shkollor 2018/2019. Më 18 dhe 19 qershor është paraqitja e parë në shkollat e mesme publike, ndërsa paraqitja e dytë në afatin e korrikut është më 28 qershor. Në afatin e gushtit paraqitja është më 23 gusht. Maturantët, ndërkaq, nesër (9 qershor) do ta kenë testin për gjuhën amtare (maqedonisht,…

Lexo më Shumë

8 June 2018 / 10:24 Dobrilla Kacarska, gjykatësja e cila e dënoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski me dy vite burg, është vënë nën mbrojtje 24 orëshe policore.E gjithë kjo ndodh për shkak të kërcënimeve për jetë që ajo i ka marr, pas shpalljes së aktgjykimit. TV24 raporton se janë angazhuar njësi speciale për të mbrojtur edhe disa gjykatës tjerë të cilët kanë në duar lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Kacarska udhëhoqi me lëndën “Tanku” edhe për ish-ministren e MPB-së, Gordana Jankulloska, për të cilën ka kërkuar kontroll gjinekologjike për të vërtetuar gjendjen e saj me shtatzëninë.

Lexo më Shumë

8 June 2018 / 9:47 Dialog për politikë me temë “Konfiskimi i pronës dhe pronësia e fituar në mënyrë joligjore”, do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Institutit për politikë evropiane – (EPI). Ngjarjen do ta hapë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe Simonida Kacarska, drejtoreshë e EPI. Ngjarja mbahet në suaza të projektit “Rrjeti 23+”, e implementuar nga EPI dhe Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut në RM. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa bashkëfinancuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Beograd.

Lexo më Shumë