Author: almakos

9 June 2018 / 21:17 “Transplantimi i indeve dhe organeve – sfidë dhe dilemë” ishte tema e simpoziumit të parë ndërkombëtar që u mbajt në vend, organizuar nga Spitali “Axhibaden Sisitina”. Me këtë rast,mjekët ekspertë nga fusha e transplantimit nga grupacioni shëndetësor “Axhibadem” nga Turqia si dhe Qendra klinike “Nënë Tereza” në Shkup mbajtën ligjërata nga fusha e transplantimit të indeve dhe organeve me qëllim të arritjes së një bashkëpunimi në këtë fushë. Simpoziumin e përcjellën mbi 120 mjek nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Turqia dhe Bullgaria. “ Unë punoj në transplantime, posaçërisht transplantimin e palcës së kockave. Transplantimi i…

Lexo më Shumë

9 June 2018 / 18:10 Jo vetëm që për një kohë të gjatë nuk ka aktivitete ndërtimi në pjesën më të madhe të autostradës Kërçovë- Ohër, por edhe ajo që është bërë tashmë pothuajse është shkatërruar. Gati me muaj, në këtë rajon nuk ka mjete mekanike dhe në vend të asfaltit, në anët e asaj që duhet të jenë korsi, ka bari dhe gjemba. Autoritetet lokale në të tri komunat, Strugë, Ohër dhe Debarcë, të cilat janë të prekura nga ndërtimi i saj, janë të shqetësuar rreth situatës status-kuo. Afati përfundimtar për kompletimin e punëve është shtyrë. Është bërë një…

Lexo më Shumë

9 June 2018 / 16:21 Dymbëdhjetë shkolla fillore dhe tetë shkolla të mesme janë shpërblyer për projektet më të suksesshme kërkimore në kuadër të Thirrjes Publike “Sfida për Hulumtuesit e Rinj”. Janë shpërblyer projektet për ndërtimin e një droni, një kopsht hidrofonik, një sistem i zbulimit të gazrave në ajër në ambiente pune, një serrë dhe projekti për rezistencën e kulturave kopshtare nga shirat acidik. [embedded content]

Lexo më Shumë

9 June 2018 / 16:14 Ekonomia e Maqedonisë është në prag të recesionit, pohon ish ministri i Financave i LSDM-së, Nikolla Popovski. Duke komentuar të dhënat për rritjen minimale prej 0.1%, Popovski në intervistë për emisionin “360 Gradë” tha se është i shqetësuar për rritje shumë të vogël të industrisë e cila bën pjesë me 20% në Prodhimin Bruto Vendor. Kjo nuk varet nga ndërhyrja e qeverisë në infrastrukturë, që do të thotë se atje masat qeveritare për vitin 2018 kanë dështuar. Nuk janë zbatuar. A janë vendosur gabimisht? A janë vendosur mirë por nuk janë zbatuar? Mendimi im është…

Lexo më Shumë

9 June 2018 / 15:46 Dru të shkulur, degë të thyera, makina të shtypura nga drutë e gjësende të forta, makina të bllokuara në ujë si dhe tela të energjisë elektrike të këputur e të varura në rrugë. Kështu dukej kryeqytetit pas përfshirjes nga vala e motit te keq të shoqëruar me erë, reshje shiu, breshër dhe bubullima të fuqishme. Për disa çaste u bllokua edhe trafiku, ndërsa në shumë rrugë e udhëkryqe u krijuan liqe artificial. Vetëm pak çaste pas qetësimit të motit, qytetarët dolën pranë shtëpive, banesave e vendet e tyre të punës për të parë dëmet e…

Lexo më Shumë

9 June 2018 / 15:08 Njohësit e çështjeve evropiane vlerësojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të demokratizohen dhe reformohen për të mirën e qytetarëve dhe jo vetëm për hir të proceseve integruese. Kryetarja e Qendrës për Kulturë dhe Debat në Sofje, Desislava Gavrilova thotë se çelësi i transformimit ndodhet në konsensusin e brendshëm dhe se vetëm një vend demokratik mund të jetë imun ndaj pasojave të mundshme negative të integrimit në BE, siç është largimi i popullsisë. Jam vërtetë e bindur se shoqëria ka nevojë të gjejë burimet e saja të transformojë veten. Kjo nuk mund të vijë me…

Lexo më Shumë

9 June 2018 / 14:45 Mot jo i qëndrueshëm, me bubullima dhe temperatura të larta deri në 36 gradë celsius pritet të na shoqëroj ditëve në vijim. Kështu paralajmërojnë nga Enti hidrometeorologjik duke shtuar se sot, gjatë orëve të mbrëmjes priten reshje intensive të shiut në pjesët veriperëndimore të vendit. Sinoptikët, gjithashtu paralajmëruan se pavarësisht reshjeve të shiut temperaturat do të vazhdojnë të rriten, posaçërisht në pjesët juglindore të vendit. Mot më i freskët pritet nga fundi i javës që vjen. “Nesër, paradite do të kemi periudha me diell por me shumë vranësira, pasdite sërish do të rriten vranësirat, do…

Lexo më Shumë

9 June 2018 / 12:02 Reshje të fuqishme shiu, bubullima dhe erëra të forta kapluan Shkupin për disa çaste. Stuhia për disa çaste bllokoi edhe komunikacionin, automjetet e kishin të vështirë të lëvizin për shkak të dukshmërisë së zvogëluar. Ende nuk ka të dhëna për dëmet e shkaktuar por me aq sa mundet të shikohet edhe nga pamjet rrugët janë të mbushura me ujë. [embedded content]

Lexo më Shumë

9 June 2018 / 9:58 Sot në mbarë vendin do të mbaj mot me diell dhe i ngrohët. Shpejtësia e erës do të jetë deri 5 km në orë, ndërsa lagështia do të arrijë deri në 72 për qind. Temperatura minimale do të jetë 14 gradë celsius ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 27 gradë celsius.

Lexo më Shumë

8 June 2018 / 19:30 Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë të këtij viti ka rënë në 21,6 për qind, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas të dhënave të statistikës, në vend ka 749 mijë të punësuar dhe 206 mijw persona të papunë. Të dhënat e Entit për statistikë tregojnë se numri i të papunëve, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar është ulur për 0,3 për qind, derisa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, papunësia është më e ulët për 1,3 për qind.

Lexo më Shumë

8 June 2018 / 18:18 Mungesa e infrastrukturës rrugore, kanalizimit fekal dhe atmosferik, mungesa e parkingut dhe mbeturinat e shumta në Kodrën e Diellit, ishin në fokus të kritikave të sotme të disa organizatave joqeveritare. Përfaqësues të sektorit civil kërkuan nga institucionet përgjegjëse të realizojnë investimet e paralajmëruara në Kodrën e Diellit, në të kundërtën kërcënojnë me protesta dhe bllokime rrugësh. Reagimit të sektorit civil, iu bashkuan edhe pronarët e objekteve hotelierike. “Kërkojmë pastrim të rregullt të mbeturinave nga ana e komunës, vendosjen e mjeteve komunale si kazanë dhe kontejnerë për mbetje, infrastrukturë trafiku si rrugë dhe parking, rrjet kanalizimi…

Lexo më Shumë

8 June 2018 / 17:00 Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektesi, kërkon t’i bindë ambientalistët dhe OJQ-të se prerja e druve në malin Vodno do të jetë ekonomikisht të levërdishme. Bekteshi shpreson se punimet e ndërtimit në Vodno nuk do të ndalen dhe në të njëjtën kohë eko-shoqatat do të marrin informacion të saktë nga Qeveria mbi ndikimin në mjedisin jetësor. Unë jam i bindur se rrjeti i gazsjellësit për Maqedoninë është më se i nevojshëm, duke pasur parasysh se nuk kemi shumë alternativa sa i përket furnizimit me energji. Por, në të njëjtën kohë, i respektoj të gjitha organizatat joqeveritare,…

Lexo më Shumë