8 June 2018 / 18:18
Mungesa e infrastrukturës rrugore, kanalizimit fekal dhe atmosferik, mungesa e parkingut dhe mbeturinat e shumta në Kodrën e Diellit, ishin në fokus të kritikave të sotme të disa organizatave joqeveritare. Përfaqësues të sektorit civil kërkuan nga institucionet përgjegjëse të realizojnë investimet e paralajmëruara në Kodrën e Diellit, në të kundërtën kërcënojnë me protesta dhe bllokime rrugësh. Reagimit të sektorit civil, iu bashkuan edhe pronarët e objekteve hotelierike.
“Kërkojmë pastrim të rregullt të mbeturinave nga ana e komunës, vendosjen e mjeteve komunale si kazanë dhe kontejnerë për mbetje, infrastrukturë trafiku si rrugë dhe parking, rrjet kanalizimi dhe ujësjellës, përfundim të projekteve të nisura si Ski ashensori, sistemi për borë artificiale dhe shpallja e kodrës së Diellit si Park nacional”, tha Naim Iljazi, aktivist.
“Ne jemi këtu për sjelljen e përvojave dhe sjelljen e njerëzve që në të ardhmen do jenë turistë të Kodrës së Diellit, por me sjelljen e tyre këtu, turistët e kritikojnë situatën në të cilën ndodhen. Po ashtu duhet rikujtuar edhe Qeverinë gjegjësisht institucionet se bëhet fjalë për gjëra kapitale këtu dhe duke shikuar rrugën, infrastrukturën dhe gjitha këto punë të filluara duhet dhe të përfundojnë”, u shpreh Dushko Hristovski, ENV Net Maqedoni.


