9 June 2018 / 12:02
Reshje të fuqishme shiu, bubullima dhe erëra të forta kapluan Shkupin për disa çaste. Stuhia për disa çaste bllokoi edhe komunikacionin, automjetet e kishin të vështirë të lëvizin për shkak të dukshmërisë së zvogëluar. Ende nuk ka të dhëna për dëmet e shkaktuar por me aq sa mundet të shikohet edhe nga pamjet rrugët janë të mbushura me ujë.


