30 July 2018 / 9:43 Shumica parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë akoma është duke pritur që partia opozitare, VMRO-DPMNE, të ndryshoj mendjen për referendumin. Iniciativa si draft është hartuar por për futjen e saj në procrdurë parlamentare pritet fjala e fundit e opozitës. Në rast se nuk ka konsesus, VMRO-ja mund ta bllokojë shpalljen e referendumit në seancën e Kuvendit kur kryeparlamentari do të hap debat për pyetjen dhe modalitetet. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi pritet që të shpallë datën e referendumit menjëherë pasi të jenë betuar anëtarët e rinj të KSHZ-së.
Author: almakos
30 July 2018 / 9:31 Anëtarët e rinj të përbërjes së përkohshme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), e cila duhet ta organizojë referendumin për emrin sot duhet të japin deklaratat solemne në Kuvendin e Maqedonisë. Për anëtarët e KSHZ-së, votuan deputetët e të gjitha partive, ndërsa seanca u mbajt pas zhbllokimit të procesit të takimit të liderëve të hënën e kaluar. Partitë u dakorkuan që përbërja e përkohshme e KSHZ-së të zgjidhet përmes modelit të vjetër gjegjësisht me anëtarët e propozuar nga partitë me më së shumti vota të fituara në zgjedhjet e fundit. Kryetar i Komisionit është zgjedhur…
30 July 2018 / 9:14 Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me periudha dielli, ndërsa pasdite do të ketë reshje të shiut. Do të fryjë edhe erë mesatare veriore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri 22 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 27 deri 34 gradë celcius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me periudha dielli. Ndërsa gjatë ditëve të ardhshme motit pritet të jetë jostabil, me reshje të shiut dhe stuhi në disa vende.
29 July 2018 / 16:06 VMRO DPMNE-ja opozitare akuzoi partinë në pushtet, LSDM-në se një donator të saj i ka dhënë para nga buxheti shtetëror. Sipas VMRO-së, në mënyrë të jashtë-ligjshme firma kumanovare “Delluks Auto” ka marrë mbi 1,5 milion euro. Së fundi kjo kompani, sipas VMRO-së ka fituar tender nga Regjistri Qendror në vlerë prej 8.3 milion denarë. [embedded content]
29 July 2018 / 16:01 Largoni ekskavatorët nga Vodno, porositën eko-aktivistët të cilët kundërshtojnë ndërtimin e gazsjellësit që duhet të kalojë përmes Vodnos dhe të vazhdojë për në Tetovë dhe Gostivar. Nga grupi „E dua Vodnon“ kërkuan të ndërpriten punët ndërtimore që një herë ishin ndërprerë pasi që aktivistët e panë se do të pritet pyll nga zona e mbrojtur. Sipas tyre, duhet bërë studim të ri për ndikimin në mjedisin jetësor, si dhe të përzgjidhet trase e re. Pohojnë se ditëve të fundit janë ngjitur në Vodno dhe kanë parë se ndërtimi ka vazhduar në të njëjtin vend, ndonëse…
29 July 2018 / 15:28 Tetova edhe këtë vit priti mërgimtarët me mungesën e vend- parkimeve, që është në s’përputhje me numrin e makinave. Mungon edhe parkimi zonal dhe njëkahëzimi i rrugëve siç u premtua. Si rezultat i kësaj, rrugët kryesore të Tetovës gjatë mesditës, edhe sivjet duken kështu. Nga komuna e Tetovës, edhe sivjet bëjnë deklarata në kohën e ardhshme të pakryer! Do të bëhet njëkahëzimi i rrugëve dhe do të shtohen vendet për parkim, ndërsa si zgjidhje parashikohet edhe hapja e oborreve të shkollave. Aty ku parashikohen mbylljet e rrugëve do bëhen rrugë një kahëshe, dhe normalisht këtë…
29 July 2018 / 15:14 Qentë endacak kanë vërshuar rrugët e Kumanovës duke rrezikuar jetën e kalimtarëve për të siç thonë agresivitet që shfaqin jo rrallë herë. Disa prej tyre kanë qenë pre e sulmit të qenve dhe kërkojnë që sa më shpejtë të ndërmerren masa për largimin e tyre nga rrugët e qytetit. Qenë endacak ka shumë, ata duhet të largohen, nuk jam kundër kafshëve, por populli vuan shumë prej tyre. Askush nuk mban rend, kot e kemi. Më ka ndodhur, më ka kapur për këmbe qeni dhe jam endur pastaj nëpër mjek. Ku të ankohem, nuk kemi kujt…
29 July 2018 / 14:52 Grupet e punës te partive politike janë duke tentuar qe te arrijnë konsensus me VMRO-DPMNE-ne sa i përket karakterit te referendumit dhe pyetjes. Nëse deri ne mesnate nuk ka kompromis, nesër referendumi shpallet për me 30 shtator, i karakterit konsultativ dhe me pyetjen: A jeni për anetarësim ne NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen për emrin me Greqinë?
29 July 2018 / 14:21 Dita e nesërme pritet t’i jep fund të gjitha dilemave rreth referendumit për marrëveshjen për çështjen e emrit. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi pritet që të shpallë datën e referendumit menjëherë pasi të jenë betuar anëtarët e rinj të KSHZ-së. Referendumi për emrin pritet të mbahet më 30 shtator. Por pushteti dhe VMRO DPMNE-ja opozitare duket se akoma janë larg marrëveshjes për përmbajtjen e pyetjes së referendumit. Partia e Mickovskit insiston se pyetja duhet te jetë e thjeshtë dhe me një kuptim. Nënkryetari i VMRO-së Aleksandër Nikollovski në intervistë për Evropën e Lirë tha se…
29 July 2018 / 12:13 Deputetët nesër në orën 9 dorëzojnë në Kuvend iniciativën për referendumin. Të gjitha partitë janë në kontakt dhe deri në mesnatë synohet konsensusi me të gjitha subjektet parlamentare. Ajo që dihet deri tani është modeli i referendumit do të jetë konsultativ dhe data do të mbahet më 30 shtator. Për pyetjen pritet të harmonizohen qëndrimet edhe me VMRO-në.
29 July 2018 / 11:53 Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë. LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë –…
29 July 2018 / 9:54 Moti sot do të jetë me diell dhe i shoqëruar me vranësira mesatare në orët e pasdites. Temperaturat parashikohen të lëvizin nga 24 deri në 34 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe temperaturë maksimale deri 33 gradë celsius. Nga nesër fillin periudha e motit jostabil dhe me vranësira në, në më shumë vende pritet të ketë shi dhe stuhi.

