29 July 2018 / 12:13
Deputetët nesër në orën 9 dorëzojnë në Kuvend iniciativën për referendumin. Të gjitha partitë janë në kontakt dhe deri në mesnatë synohet konsensusi me të gjitha subjektet parlamentare. Ajo që dihet deri tani është modeli i referendumit do të jetë konsultativ dhe data do të mbahet më 30 shtator. Për pyetjen pritet të harmonizohen qëndrimet edhe me VMRO-në.


