Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 45-vjeçarit Valter Lleshi, ngjarja e ndodhur në fshatin Shkorret të Mirditës. Sipas infrormacioneve të News24, ai dyshohet se ka qenë i implikuar në vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen në vitin 2020. Ngjarje që asokohe u lidh me hakmarrje për prishje të pazareve të drogës.
Po ashtu, bëhet me dije se 45-vjeçari Valter Lleshi punonte si shofer kamioni në një kompani që nxjerr inerte nga lumi Mat, ku më 15 mars të këtij viti iu vendos një sasi lënde plasëse në mjetin me të cilin punonte.
Asokohe Lleshi i shpëtoi atentatit, ndërsa këtë të hënë persona ende të paidentifikuar i zunë pritë teksa ishte duke shkuar në punë.
The post Dyshohet se kishte qenë i implikuar në eliminimin e Anton Kelit 6 vite më parë, detaje nga vrasja e Valter Lleshit, 45-vjeçari i kishte shpëtuar edhe një atentati me tritol appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

