Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Lista Studentore ka dalë e para në zgjedhje, duke siguruar numrin më të madh të mandateve, sipas të dhënave paraprake të bazuara në një mostër të shtresëzuar.
“Ende nuk i kemi rezultatet. Shumë do të befasohen, ndërsa ju do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa. Bazuar në mostrën e shtresëzuar, është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, ka deklaruar Vuçiq për mediat serbe, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, Lista Studentore pritet të fitojë nga 135 deri në 140 mandate.



