Author: almakos

11 June 2018 / 10:09 Deputetët në seancën e 47-të të Kuvendit do ta shqyrtojnë Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2018-të. Në rendin e ditës të seancës është edhe Propozim vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Liban, si dhe ndryshimet e ligjit për privatizim dhe qiranë e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të akcizave, ndryshimet e Ligjit për tregti, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune. Deputetët mes tjerash…

Lexo më Shumë

10 June 2018 / 20:50 Ecolog konfirmoi sulmin terrorist ndaj të punësuarve të tyre në Mali ku si pasojë mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën. Nga Ekolog shprehin ngushëllime për familjen e viktimës ndërkohë bëjnë të ditur se gjendja e dy të plagosurve është e mirë dhe se po trajtohen. “Me keqardhje të thellë konfirmojmë, që gjatë një tentim grabitje në Gao, Mali, tre të punësuar të kompanisë sonë u sulmuan, sulm i cili rezultoi me lëndime të tyre. Fatkeqësisht një nga të punësuarit ( E.I. nga Tetova , Maqedoni ), nuk mbijetoji këtë sulm,…

Lexo më Shumë

10 June 2018 / 15:50 Nuk ka përçarje mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit Nikola Dimitrov lidhur me zgjidhjen e çështjes për emrin. Ky është reagimi nga Qeveria pas shkrimeve në media të nxitura edhe nga persona zyrtar të Greqisë, se bisedimet janë zvarritur për shkak të dallimeve në kreun politik të Maqedonisë për versionin përfundimtar të marrëveshjes. Kryeministri Zoran Zaev, ministri i jashtëm Nikola Dimitrov dhe përbërja e plotë e Qeverisë së Maqedonisë janë në një linjë të vetme, fuqishëm të përcaktuar dhe të përkushtuar në tejkalimin e kontesteve, përforcimin e dinjitetit dhe identitetit të qytetarëve të Maqedonisë –…

Lexo më Shumë

10 June 2018 / 15:45 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron masa tjera për të parandaluar kuadrin mjekësor me shkollim të mesëm që ta lëshoj vendin për të punuar në spitalet e Gjermanisë, Zvicrës ose shteteve të tjera. Filipçe tha se do të kërkoj nga kolegu i tij gjerman që bashkërisht të krijojnë një sistem pune që punëtorëve nga Maqedonia tu lejohet të punojnë vetëm përkohësisht dhe jo të shpërngulen. Në një bisedë që kisha me ministrin gjerman të shëndetësisë, vendi i të cilit ka nevojë për kuadër mjekësor me shkollim të mesëm, biseduam që të krijojmë një sistem për…

Lexo më Shumë

10 June 2018 / 15:28 Qyteti i Shkupit nuk din si ta arsyetojë kriterin e pakuptimtë të shpejtësisë së erës, në bazë të të cilit, dëmet e një dite më parë mund të mos u paguhen qytetarëve. Zyrtarisht akoma nuk ka qëndrim të prerë. Duke mos ditur në cilin ligj, akt nënligjor apo rregullore të thirret, Qyteti i Shkupit do të analizojë edhe më tej. Për t’iu shmangur spekulimeve, do të them që përgjigjen e kësaj pyetjeve do ta japim pas analizave që do t’i bëjmë dhe të dimë konkretisht se si do të vijojmë më tutje -deklaroi Valon Salihu, Zëdhënës…

Lexo më Shumë

10 June 2018 / 15:04 Realizimi i dobët i aktiviteteve ndërtimore, sidomos tek ndërtimet e ulëta ka ndikuar në rezultatet ekonomike, pranon ministri i transportit Goran Sugareski. Ai përsëri fajin për këtë e hedh tek pushteti i kaluar, i cili siç shprehet, ka lënë projekt katastrofal për ndërtimin e aksit Kërçovë – Ohër. Ministri kërkoi që qytetarët të jenë të qetë pasi autostradë do të ketë. Për momentin në mënyrë intensive punohet në tetë qarkoret që duhet të përfshihen në projekt dhe që duhet të ndërtohen në këtë autostradë. Në mënyrë plotësuese, do të duhet të ndërtohen 40 kilometra rrugë…

Lexo më Shumë

10 June 2018 / 15:01 Komisioni qeveritar për menaxhim me trashëgimi kulturore dhe natyrore të rajonit të Ohrit i formuar vitin e kaluar, do të kërkojë të bëhen ndryshime në vendimin për ndërtimin e deponisë rajonale në komunën e Debërcës. Atje pritet të dërgohen mbeturinat e nëntë komunave të pjesës jugperëndimore të vendit, mes të cilave edhe mbeturinat e Strugës, Ohrit, Dibrës dhe Kërçovës. Pasi kundër këtij qëllimi të Qeverisë dolën autoritetet lokale dhe banorët e Debërcës, komisioni vlerëson se patjetër duhet gjetur zgjidhje të problemit. Mendoj se për këtë deponi do të bisedohet edhe më tej, konsideroj se kjo…

Lexo më Shumë

10 June 2018 / 12:18 Një shtetas i Maqedonisë nga Tetova me inicialet E.I ka humbur jetën si pasojë e një sulmi terrorist në qytetin Gao në Mali. Ndërkohë gjatë sulmit janë plagosur edhe dy shqiptar tjerë, B.L gjithashtu nga Tetova dhe D.M shtetas i Kosovës. Informacionet për sulmin fatal i zbardhi Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, në njoftimine të cilëve theksohet se  sulmi terrorist është kryer mbi veturën e punëtorëve të kompanisë Ecolog, e cila është nënkontraktuese e Misionit Paqeruajtës të OKB-së, MINUSMA “Sipas informacioneve të siguruara nga MPJ, nga sy sulm terrorist, ka mbetur i vrarë E.I.…

Lexo më Shumë

10 June 2018 / 9:21 Sot në mbarë vendin do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut në viset malore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 11 deri 19 gradë ndërsa ajo e ditës prej 20 deri 32 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 17 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 30 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

9 June 2018 / 21:28 Në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtarë të Shkupit ka marrë flakë një veturë e tipit Opel Corsa, ngjyrë të hirit metalike. Në vendngjarje nga fotografitë që siguroi Alsat-M shihet policia të cilët së bashku me pronarin mundoheshin që ta lokalizojnë zjarrin. Për një kohë të shkurt në vendngjarje kanë arritur edhe zjarrfikësit e aeroportit. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, por aksidenti kaloi pa pasoja në njerëz.

Lexo më Shumë