31 July 2018 / 13:42 Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë do të publikohet në Gazetën Zyrtare pas referendumit, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. “Do të presim pas referendumit, që të kemi mendimin këshillues nga qytetarët. Nuk duhet t’i sforcojmë punët”, tha Xhaferi në debatin e Kuvendit. Vendimi për referendum vetëm se është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe rrjedhin afatet. Kampanja fillon me 10 shtator. Të gjitha institucionet do të jenë të kyçura në kampanjë, por partitë do të jenë bartësit. Nuk mund asnjë subjekt politik që të ç’kyçet nga kampanja.
Author: almakos
31 July 2018 / 11:14 LSDM-ja edhe njëherë e shkeli demokracinë në Maqedoni, ndërsa Zaevi edhe njëherë i gënjeu qytetarët e Maqedonisë dhe e shkeli premtimin për referendum të obligueshëm. LSDM-ja sërish tregoi autokraci dhe mosrespektim të demokracisë parlamentare,kumton Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së. “Të vetëdijshëm për dëmin e marrëveshjes së kapitullimit dhe të vetëdijshëm se marrëveshje për ndryshim të kushtetutës nuk është e pranueshme për qytetarët, me forcë dhe me manipulim të rëndë përmes çështjes së dyshimtë për referendum tentojnë ta shtyjnë. LSDM-ja në mënyrë brutale e shkel praktikën e vendosur demokratike, formulimi i çështjes së referendumit të jetë…
31 July 2018 / 9:58 Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn ka përshëndetur vendimin e Kuvendit që më 30 shtator të mbahet referendum për marrëveshjen me Greqinë. Ai i fton të gjithë qytetarët e Maqedonisë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, pasi sipas tij, bëhet fjalë për vendin e tyre dhe të ardhmen e tyre. “Përshëndes vendimin që të mbahet referendum në Maqedoni më 30 shtator për marrëveshjen historike për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. BE mbështet këtë marrëveshje dhe zbatimin e saj, si simbol i pajtimit dhe fqinjësisë së mirë në rajon. Ftoj gjithëc.…
30 July 2018 / 16:16 Zaev dhe ministrat e tij hodhën gurthemelin për ndërtimin e sallës së Shkollës “Jeronim De Rada” në Çerkez. Por brenda në objektin e Shkollës, një muaj para fillimit të vitit të ri shkollor mungojnë kushtet elementare për mbarëvajtjen e procesit mësimor, sidomos çatia e shkollës dhe tualetet e parregulluara. Ndërsa pjesa dërmuese e klasave akoma ngrohen me koftorë. Tani për tani për momentin nuk kemi diçka por shpresojmë që në të ardhmen ti rinovojmë edhe tualete. Në mungesë të kabineteve kemi vështirësi për mbajtjen e aktiviteteve të lira. Njëherë të përfundojmë projektet që janë në…
30 July 2018 / 15:58 VMRO DPMNE kërkon që Qeveria të ndërpresë tenderin për furnizimin e 45 automobilave luksoz të modelit “Volsfagen Passat”. Opozita konsideron se 1,7 milionë eurot sa edhe do të kushtojë lizingu i automobilave në tre vitet e ardhshme, pushteti duhet t’i destinoj për familjet e prekura sociale. Bëhet fjalë për 45 automobila që qytetarëve do t’u kushtojnë rreth 1,7 milionë euro apo 40 mijë euro për një automobil. Investimi i qeverisë së Zaevit, është versioni më luksoz i automobilave të modelit gjerman “Volksfawgen Passat” me ngjyrë të zezë metalike dhe me xhama të errëta. Automobilat do…
30 July 2018 / 15:46 Anëtari i Kishës Ortodokse Maqedonase, mitropoliti Agatangell kërkon që VMRO-DPMNE-ja ta bojkotojë referendumin për çështjen e emrit. Me një letër të hapur drejtuar liderit të kësaj partie, Hristijan Mickoski ai shkruan se momentalisht nevojitet qetësi, inteligjencë dhe vendosmëri, duke theksuar “Më i forti mund të na e merr lirinë, por jo edhe dinjitetin” Letra e Mitropolitit Agatangell – drejtuar kreut të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski“Qëndroni edhe ju në anën e drejtë dhe hapur para gjithë botës dhe gjithë opinionit maqedonas bëni thirrje për bojkot të referendumit të imponuar, që po përgatitet ta hedh në erë…
30 July 2018 / 15:19 Zgjerohet epidemia e fruthit në Dibër me katër raste të reja. Gjatë ditëve të vikendit dhe mëngjesin e sotëm katër persona me simptome të fruthit kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Dibrës ndërkaq analizat e tyre janë dërguar për shqyrtim në Spitalin e Ohrit. Të katër personat janë të moshave të ndryshme ndërkaq kanë lidhje familjare mes njëri tjetrit. Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se për momentin pacientët janë të shtrirë dhe të izoluar, ndërkaq gjendja e 20 pacientëve tjerë të prekur me fruth gjatë ditëve të kaluara është përmirësuar dhe të njëjtët janë…
30 July 2018 / 14:48 Anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhanë betimin para kreut të Kuvendit. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski deklaroi se do të bëjnë gjithçka që i takon në bazë të kompetencave me qëllim organizimin e referendumit sipas dispozitave ligjore. “E shihni përbërjen e KSHZ-së, të gjithë janë njerëz me eksperiencë në punën e tyre dhe shumica prej tyre janë ish anëtarë të KSHZ-së. Konsideroj se detyrës së besuar do t’i përgjigjemi me përgjegjësi dhe respekt ndaj ligjeve dhe Kushtetutës. Ne si KSHZ do të bëjmë gjithçka që është në kuadër të kompetencave tona me…
30 July 2018 / 14:13 Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së sot në konferencë për shtyp thanë se do të kundërshtojnë vendimet e qeverisë për çështjen e referendumit, që sipas tyre janë sjellur pa konsensus mes gjitha partive. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, para gazetarëve tha se pyetja për të cilën qytetarët do të votojnë në referendum është manipulative dhe me dy kuptime. “Pyetja duhet të jetë me një formulim dhe pa dyshime, në mënyrë që të mos hutojë qytetarët. Pyetja e propozuar nga shumica parlamentare është manipulative. Kjo është prova më e mirë se qeveria është e frikësuar nga…
30 July 2018 / 13:21 Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, ka deklaruar se referendumi do të jetë konsultativ de do të mbahet më 30 shtator. Zaev gjithashtu i bëri thirrje opozitës ta mbështes referendumit dhe të bëjë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve. “E di se referendumi do të jetë konsultativ. Sërish e shfrytëzoj rastin që ta ftoj opozitën që të përfshihet, dhe t’i ftojë qytetarët që të dalin masovikisht që të tregojnë qëndrimin e tyre. E dini se ky është vendim historik, jo vetëm se del nga referendumi, por për shkak se nëpërmjet tij definohet ardhmëria e Republikës së…
30 July 2018 / 11:20 Ministri për punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, as sot nuk do të raportoj para deputetëve të Komisionit për politikë të Jashtme. Shtyrja i dytë e kësaj seance që duhej të fillonte në ora 9.45 është caktuar për të mërkurën. Siç bëjnë të ditur shërbimet e Kuvendit seanca ri-programuar për shkak të detyrimeve parlamentare lidhur me koordinimin e grupeve parlamentare që ka të bëjnë me seancën plenare për çështjen e referendumit. Më herët seanca e këtij komisioni u shty për shkak se kryetari i Komsioinit, Antonio Miloshevski, kërkoi që deputetëve tu jepet qaje në informacionet e…
30 July 2018 / 10:58 Partia opozitare, VMRO-DPMNE, nuk merr pjesë në koordinimin e grupeve parlamentare me kreun e Kuvendit Talat Xhaferin. Burime nga kjo parti thonë se presin vendimin zyrtarë për referendum që më pas të ndërtojnë qëndrim. Në koordinimin e brendshëm paraprak që kishin VMRO nuk kanë marr asnjë vendim. Kuvendi nuk do të konvokojë seancë pas mos e thënë fjalën e fundit opozita.

