Author: almakos

10 August 2018 / 16:01 Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka hapur procedurë parahetimore për tenderin për reagjentët nga ministria e Shëndetësisë, për shkak të ekzistimit të indikacioneve për shkelje të ligjit gjatë procedurave për ndarjen e marrëveshjeve për prokurorim publik në ministrinë e Shëndetësisë. Nga Prokuroria për krim të organizuar thonë se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe po bëhen koordinime me institucioneve tjera kompetente për zbulimin e këtij lloji të veprës penale. Hetimet e Prokurorisë vijnë pas publikimit në media se në tenderin gjigant për reagjentë është paraqitur vetëm një kompani e…

Lexo më Shumë

10 August 2018 / 15:35 Rezultatet zhgënjyese në luftën kundër korrupsionit që janë vërejtur nga GRECO mund të paraqesin pengesë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, mendon një pjesë e ekspertëve. Përmbushja e vetëm 6 nga 19 rekomandimet e këtij trupi të antikorrupsioni pranë Këshillit të Evropës, prej të cilave 5 të tjerat nuk zbatohen fare dhe 8 janë pjesërisht, tregon se sipas numrit të rekomandimeve dhe kohëzgjatjes së tyre, Maqedonia nuk ka bërë as edhe një hap të vetëm përpara për të penguar korrupsionin dhe abuzimet në funksionimin e sistemit, tha ish anëtari i anti-korrupsionit, Arif Musa. Edhe pse rekomandimet…

Lexo më Shumë

10 August 2018 / 15:14 Propozimi për ndarjen e territorit të Kosovës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është shprehje e vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për Kosovën dhe nuk duhet interpretuar si dobësi, ka thënë sot në Beograd shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq. Ai ka shtuar se madje se ndarjen e sheh si zgjidhjen e vetme për Kosovën. Si nuk kanë turp ata që flasin se nuk duhet të ketë tash ndryshim kufijsh, ata që na kanë bombarduar ne, për të rrënuar kufijtë tanë? Si nuk keni turp, hipokritë? Kjo vlen edhe për Maqedoninë, e cila e…

Lexo më Shumë

10 August 2018 / 14:57 Kompozitori dhe pianisti Robert Bisha është një nga instrumentalistët më të talentuar të ditëve të sodit. Muzika e tij është bashkëkohore, me elemente të xhazit avangard dhe përfshin elemente të folklorit të pasur shqiptar. Pikërisht këtë publiku mund ta ndjekë në Ohër. Bisha paralajmëron tema interesante dhe specifike nga folklori shqiptar. Muzika polifonike vokale është ende aktuale në Shqipëri dhe në vitin 2005 u shpall një kryevepër e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit nga UNESCO. “Iso-polifone kor” është përfaqësuesi më i madh i stileve të ndryshme muzikore nga Shqipëria jugore. Deri në fund të Verës…

Lexo më Shumë

10 August 2018 / 14:36 Probleme të shumta me listën zgjedhore janë evidentuar qysh në ditën e parë të shqyrtimit publik. Deri tek organizata joqeveritare “CIVIL” e cila mes tjerash merret edhe me monitorimin e cikleve zgjedhore, qytetarët veçmë kanë paraqitur edhe vërejtjet e para, duke raportuar për votues fantomë dhe persona të vdekur që figurojnë në listë.  CIVIL “Fantomët në Listën zgjedhore janë kthyer dhe janë vendosur në mënyrë komote në adresat e qytetareve dhe qytetarëve që u lajmëruan në organizatën tonë. Morëm edhe një paraqitje për person të ndjerë i cili ende figuron në Listën zgjedhore. Në një…

Lexo më Shumë

10 August 2018 / 14:29 Fluksi i madh i mërgimtarëve të cilët gjatë qëndrimit në vendlindje kanë aplikuar për marrjen e dokumenteve personale ka shkaktuar tollovi në më shumë qytete. Nga Ministria e Brendshme shprehen se kanë angazhuar ekipe shtesë që do të punojnë edhe gjatë vikendit, me qëllim që të shmangin tollovit dhe tu mundësojnë qytetarëve që me kohë të pajisen me dokumentet e nevojshme. Ndërkohë që apelojnë që të mos priten momentet e fundit por qytetarët të aplikojnë me kohë. Ne kemi përcjellë të gjitha shqetësimet e qytetarëve për këtë arsye Ministria e Brendshme do të bëjë shpërndarjen…

Lexo më Shumë

10 August 2018 / 14:10 Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim dega e Gostivarit, ka akuzuar sot kreun e komunës Arben Taravari se lejon ndërtime të egra të objekteve  private në vendin e paraparë për fushë sportive. Ata madje akuzuan se, edhe firma që ndërton këtë objekt, është në lidhje familjare me Taravarin. Banorët e zonës së tetë të qytetit kanë shprehur shqetësimin e tyre për ndërtimin e egër që tash ndërtohet në sipërfaqen e cila, sipas planit gjeneral dhe planit detal urbanistik – Bllok 24, është paraparë terren sportiv, nga kompania ndërtuese Leart Projekt Gostivar, pronë e familjarit të afërt…

Lexo më Shumë

10 August 2018 / 12:32 Arrestohet Afrim Ukshini i dënuar në rastin e Sopotit. Ukshini ishte në arrati dhe ishte dënuar në mungesë. Policia sot e ka arrestuar ne vendkalimin kufitar Tabanovc dhe pas pak minuta pritet te dërgohet ne stacionin policor në Kumanove. Prokuroria Speciale kishte mbyllur rastin “Sopoti”, në mungesë të fakteve lidhur me akuzën për terrorizëm për 11 banorët e fshatit Sopot të Kumanovës. Të akuzuar në këtë vepër ishin 11 persona, ata ishin dënuar me mbi 150 vjet burg për një shpërthim që kishte ndodhur në fshatin e tyre, që ndodhet afër kufirit me Serbinë.

Lexo më Shumë

10 August 2018 / 12:11 Për aplikimin e ngjyrës së bardhë në rrugët magjistrale dhe rajonale, ndërmarrja private “Makedonija pat” ose ndryshe “Rrugët e Maqedonisë” do të shpenzojë rreth gjysmë milioni euro. Nuk dihet se sa kilometra rrugë duhet të rregullohen me sinjalizimi horizontal sipas kontratës, me të cilën kompania publike “Makedonija Pat” do ti paguajë 481,000 euro (pa TVSH) kompanisë me bazë në Shkup “Krafting Group”.

Lexo më Shumë

10 August 2018 / 11:32 Prokuroria Themelore Publike (PTHP) për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur procedurë parahetimore pas zërave dhe indicieve për shkelje të ligjit gjatë procedurave për marrëveshjet për furnizime publike në Ministrinë e Shëndetësisë. Siç theksohet në kumtesën e PTHP-së, procedura parahetimore është rezultat i artikujve të publikuar nga ana e më shumë mediave në Republikën e Maqedonisë lidhur me parregullsitë gjatë zbatimit të procedurave për furnizime publike në Ministrinë e Shëndetësisë. Lënda ka të bëjë me procedurën për furnizime publike për bioreagjensë dhe testeve në gjak në vlerë prej 35 milionë eurosh dhe…

Lexo më Shumë

10 August 2018 / 10:46 Më 13 gusht të vitit 2001, pra si sot 17 vite më parë, u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit e cila konsiderohej si garantuese garantuese e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. Marrëveshja u arrit asistimin e bashkësisë ndërkombëtare, pas luftimeve të cilat ndodhën në vitin 2001 dhe mes tjerash ka për qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i…

Lexo më Shumë

10 August 2018 / 10:33 Qerdhet “Koço Racin”, “13 Nëntori” dhe “Rade Jovcevski Korçagin”, dhe të gjithë objektet e tyre në Komunën e Qendër, do të rrisin kapacitetin për pranimin të fëmijëve. Nga Komuna e Qendrës informuan se kjo masë u miratua dje nga Këshilli Bashkiak në seancën e 16-të. Në seancë, këshilltarët miratuan draft raportet mbi punën e shtatë shkollave fillore, si dhe raportet mbi programin për organizimin e ekskursioneve dhe aktiviteteve tjera të lira të nxënësve.

Lexo më Shumë