Author: almakos

13 August 2018 / 16:28 Në 17 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, ende shumë punë mbetet për tu bërë për përfaqësimin e denjë dhe të barabartë të shqiptarëve. Zv/kryeministri për çështje Evropiane Bujar Osmani thotë se implementimi i kësaj marrëveshjeje paqësore tanimë ka marrë një dimension tjetër. Sipas tij shqiptarët nuk duhet të shihen vetëm si punësime dhe numra nëpër institucionet vendore por se ngritja e tyre në poste udhëheqëse tani paraqet sfidën dhe zbatimin e anës tjetër të kësaj marrëveshje. Ai shtoi se pjesa legjislative e zbatimit të MO-së është kompletuar me miratimin e Ligjit të Gjuhëve…

Lexo më Shumë

13 August 2018 / 16:17 Kompania ajrore me buxhet të ulët “Wizz Air” ndërpret linjat ajrore Shkup- Barcelonë dhe Ohër- Londër. Ky vendim vjen vetëm një javë pasi qeveria e anuloi tenderin për dhënien e mbështetjes financiare për transportuesit ajror, në të cilët “Wizz Air” ishte i vetmi kandidat. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve theksojnë se oferta nuk ishte me dokumentacion të plotë. Shitja e biletave për linjat ajrore Shkup- Barcelonë do të ndërpritet më 26 tetor dhe Ohër-Londër më 24 tetor. Këto janë në të vërtetë datat deri kur fluturimet drejt këtyre destinacioneve subvencionohen nga paratë e shtetit.…

Lexo më Shumë

13 August 2018 / 16:01 Drejtoria e Policisë Financiare po kontrollon dokumentacionin e Komunës së Qendrës. Një procedurë para hetimore është iniciuar në rastin ku Pelagonia SHA Gostivar ka marrë 1.6 milion euro nga arka komunale për një projekt që u ndërpre nga kryetari Andrej Zhernovski kur erdhi në krye të komunës. Burimet për Alsat M thonë se hetimi ishte në kërkesën e Komunës Qendër. Dje drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare Arafat Muaremi në një intervistë për Alsat M tha se ata kanë hapur procedura edhe për zyrtarët e tanishëm. Ne kemi një rast ku përfshihen zyrtarë të caktuar…

Lexo më Shumë

13 August 2018 / 15:45 Për të tretën herë me radhë dështoi zgjidhja e problemit të parkimit zonal në Gostivar pavarësisht premtimeve se kjo çështje do të zgjidhje në muajin mars. Mungesa e një rregulli për parkim në rrugët e Gostivarit, ka ndikuar që komunikacioni në këtë vend të duket kështu. Banorët shprehen të irrituar se parkimi i makinave vend e pa vend, duke mos kursyer as zebrat për kalimin e qytetarëve, përbën rrezik për jetën e tyre. “Shumë pengojnë tepër. Pastaj edhe taksitë aty paguajnë por nuk e shfrytëzojnë dot vendin e tyre sepse parkohet kush mbrinj aty. S`mund…

Lexo më Shumë

13 August 2018 / 15:22 Një total prej 542 aplikime deri në orën 13:00 të ditës së sotme, janë dorëzuar përmes aplikacionit të internetit pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga qytetarë për votim në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. Shumica e aplikacioneve janë pranuar nga Britania e Madhe. Numri më i madh i aplikimeve për votim u paraqitën në Londër – 50, në Bernë – 44, Toronto – 36, Vienë – 31 dhe në Lubjanë – 29. Sa i përket të dhënave nga shqyrtimi publik në listën e votuesve, KSHZ-ja informon se nga dita e…

Lexo më Shumë

13 August 2018 / 12:48 “Vizer” kompania ajrore hungareze me buxhet të ulët, nga tetori do të ndaloj linjat ajrore Shkup-Barcelonë dhe Ohër-Londër. Linja ajrore Shkup-Vaksoj gjithashtu është ndërprerë. Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë kishte shlyer tenderin për ndarjen e subvencioneve për fluturime me buxhet të ulët, ku e vetmja kompani që kishte paraqitur ofertë ishte “Vizer”.

Lexo më Shumë

13 August 2018 / 11:57 Më 22 gusht, të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme të prillit , përsëri do të ulen në bankën e të akuzuarve. Për këtë lëndë Prokuroria Publike ka akuzuar 30 persona, mes të cilëve edhe ish-drejtorin e Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe pesë deputetë të VMRO-DPMNE-së, të cilët aktakuzohen për veprën rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë .

Lexo më Shumë

13 August 2018 / 11:43 Seanca të reja gjyqësore për lëndën “Titanik” të PSP-së janë caktuar për më 16 dhe 17 gusht, përderisa në javën e fundit të muajit gusht vazhdojnë edhe gjykimet për lëndët “T.N.T.” dhe “Fortesa dhe Target”. Seanca e fundit gjyqësore për lëndën “Titanik” duhej të mbahej më 3 korrik, por ishte anuluar për shkak të mungesës së të akuzuarës Gordana Jankullovska, e cila,  ndodhej në spital pas lindjes. Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski,…

Lexo më Shumë

13 August 2018 / 10:12 Më 13 gusht të vitit 2001, pra si sot 17 vite më parë, u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit e cila konsiderohej si garantuese e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. Marrëveshja u arrit asistimin e bashkësisë ndërkombëtare, pas luftimeve të cilat ndodhën në vitin 2001 dhe mes tjerash ka për qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Me rastin e shënimit të 17 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Qeveria e RM-së sot në ora…

Lexo më Shumë

12 August 2018 / 17:12 Ndryshe nga tradita e deritanishme kur Zv.kryeministri për Marrëveshjen e Ohrit ishte organizator i manifestimeve për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit, në këtë përvjetor Zv.kryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Hazbi Lika nuk duket askund. Alsat M kontaktoi Likën për të kërkuar sqarim, por ky i fundit ishte i pakapshëm. Këtë vit manifestimin kryesor do ta organizojë Sekretariati për Çështje Evropiane, në krye me Zv.kryeministrin, Bujar Osmani, që do të ketë moton “Rruga për në Bruksel përmes Ohrit”. Lideri i integristëve, Ali Ahmeti hodhi poshtë zërat për mos-marrveshje brenda-partiake, duke e arsyetuar moton e manifestimit të…

Lexo më Shumë

12 August 2018 / 17:03 Kreu i BDI-së BDI-së, Ali Ahmeti thotë se po përgatiten për fushatën e referendumit të 30 shtatorit. Ahmeti pret që ky referendum të jetë i suksesshëm, pasi sipas tij, shumica e qytetarëve presin integrimin e vendit në NATO dhe BE dhe se referendumi është parakusht që një gjë e tillë të bëhet realitet. Alsat-M [embedded content]

Lexo më Shumë

12 August 2018 / 16:42 Ministria e Brendshme është vënë në kërkim të organizatorëve të garave joligjore me motoçikleta. Në këtë kuadër policia mbrëmë ka konfiskuar 9 motoçikleta të dyshimta. Sipas policisë motoçikletat janë mbajtur për shkak të dyshimeve se janë vendosur sisteme të veçanta, pjesë përbërëse, njësi të pavarura teknike dhe pajisje që ndryshojnë nga ato të zakonshmet sipas nenit 53 të Ligjit për automjete prandaj duhet të drejtohen në rishikim teknik të jashtëzakonshëm. Policia gjithashtu ka gjobitur 62 vozitës për kundërvajtje në komunikacion.

Lexo më Shumë