13 August 2018 / 11:43
Seanca të reja gjyqësore për lëndën “Titanik” të PSP-së janë caktuar për më 16 dhe 17 gusht, përderisa në javën e fundit të muajit gusht vazhdojnë edhe gjykimet për lëndët “T.N.T.” dhe “Fortesa dhe Target”.
Seanca e fundit gjyqësore për lëndën “Titanik” duhej të mbahej më 3 korrik, por ishte anuluar për shkak të mungesës së të akuzuarës Gordana Jankullovska, e cila, ndodhej në spital pas lindjes.
Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Në lëndën Titanik të akuzuarit dyshohen për shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe shpërdorimin e fondeve për financimin e fushatës zgjedhore gjatë kampanjës zgjedhore të vitit 2012.


