Banorët e Rrjollit, në protestën e sotme të zhvilluar kundër resortit turistik, shembën rrethimin prej hekuri dhe gardhin me tela me gjemba.
Teksa po përpiqeshin të bënin shembjen e rrethimit, ata kanë bërë debat edhe me policët, të cilin ishin të pranishëm aty.
Njëri prej banorëve i drejtohet efektivëve se duhet ta zbatojnë ligjin njësoj për të gjitha palët.
Banori: Po me qenë toka jote? Jemi bijtë e këtij populli.
Efektivi: Policët kanë qenë shumë korrekt.
Banori: Jo të tanë. Ka qenë një polic që ia ka kthyer duart si me pas vrarë dikënd. Nuk iu vë faj. Por ju duhet e bërë ndonjëherë ligjin. Nëse ma mbron ligjin në të dy anët të jap dorën. Po ti ligjin vetëm te unë, jo te ai.
The post VIDEO/ Banorët e Rrjollit shembin rrethimin prej hekuri, debat me policët: Po me qenë toka jote? Jemi bijtë e këtij populli! Duhet ta bëni njëherë ligjin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

