13 August 2018 / 15:45
Për të tretën herë me radhë dështoi zgjidhja e problemit të parkimit zonal në Gostivar pavarësisht premtimeve se kjo çështje do të zgjidhje në muajin mars. Mungesa e një rregulli për parkim në rrugët e Gostivarit, ka ndikuar që komunikacioni në këtë vend të duket kështu.
Banorët shprehen të irrituar se parkimi i makinave vend e pa vend, duke mos kursyer as zebrat për kalimin e qytetarëve, përbën rrezik për jetën e tyre.
“Shumë pengojnë tepër. Pastaj edhe taksitë aty paguajnë por nuk e shfrytëzojnë dot vendin e tyre sepse parkohet kush mbrinj aty. S`mund të ecim shumë keq është bë, duhet të ketë një rregull. Ky kryetari i ri erdhi gjoja se do e rregullojë, ama asgjë ende”
“Po ja e shihni edhe vet si duket. Po kanë ardhur të kurbetit andaj ka kështu tollovi. Duhet komuna, policia të reagojnë por kot tani ka tollovi se është sezoni”
“Duhet të ketë një rend por s`mund t`ua zëmë për të madhe shkaku i kurbetqarëve por apsi të kalojë sezoni besoj se do vendoset ndonjëfarë rregulli, sigurisht të marrin masa”
“Po i rrezikon njerëzit, ngushtohet rruga por çka të bëjmë kjo është. Gostivari është ndërtuapr pa plan dhe tani do durojmë”
Nga ana tjetër, kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, arsyetohet se mbyllja e tenderit me sukses nuk është bërë shkaku i çmimit që kanë ofruar disa kompani.
Herën e parë shpallëm shpalljen për parkingjet, u paraqit vetëm një ndërmarrje dhe e anulova, se nuk desha pa konkurrencë të kalojë. Herrën e dytë patëm dy ndërmarrje që ranë në një çmim të cilin nuk e menaxhojnë dot, do tërhiqen pastaj. Shpresoj tani herën e tretë ta merr kush e meriton” – deklaroi Arben Taravari. kryetar i komunës së Gostivarit.
Përndryshe, që nga mbyllja e parkimit zonal dhe krijimi i tollovisë në qytet me parkimin e makinave në mënyrë të çrregullt, në problem hasin edhe zjarrfikësit dhe urgjenca, të cilat, shpesh, shkaku i bllokimit të rrugëve nga parkimet e çrregullta, ndodh që të vonohen në intervenimet e tyre.
Bashkim Sulejmani


