16 August 2018 / 18:31 Pjesëtarë të ushtrisë amerikane po marrin pjesë në një stërvitje në poligonin ushtarak Krivollak në Maqedoninë qendrore. Ata janë anëtarë të forcave paqeruajtëse në Kosovë dhe nga baza të tjera në Evropë. Autoritetet maqedonase thonë se po u ofrojnë aleatëve të Natos kushte për trajnime të forcave tokësore dhe ajrore. Ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se anëtarësimi i Maqedonisë në Nato paraqet një mundësi për një rajon të sigurt dhe paqe për qytetarët. Ajo tha se Maqedonia ka vuajtur mjaft nga konfliktet dhe se anëtarësimi në Nato do t’i jepte fund këtyre problemeve.…
Author: almakos
16 August 2018 / 15:52 Njëqind e njëzet e tetë kompani vendase morën rreth 400,000 euro nga shteti për të përmirësuar konkurrueshmërinë e sektorit privat, për të cilën ka vendosur një komision i posaçëm. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, siguron se do të ketë kontroll në terren nëse realizohen bizneset dhe investimet e njoftuara. Por, përveç kritereve themelore për marrjen e parave nga arka e shtetit, siç janë tatimet e paguara, numri i të punësuarve, plani i biznesit, nga Ministria e Ekonomisë, ndonëse me mësim të nxjerrë nga skandali i Fondit të Inovacionit, nuk kanë kërkuar një deklaratë mbi strukturën…
16 August 2018 / 15:47 Vetëm dy agjenci të sigurimit në vend kanë më shumë se 300 të punësuar me licenca. Lidhur me paraqitjen përfundimtare të ofertave për sigurimin fizik të Qeverisë dhe 40 objekte të tjera shtetërore, një nga kushtet kryesore në tenderin me vlerë 2.6 milionë euro është se Agjencitë të paktën të kenë 350 persona me licenca. Dhoma e sigurimit privat nuk zbuloi se për cilat agjenci bëhet fjalë. Zyrtarisht anëtarë të Dhomës janë 50 agjenci, por vetëm dy i plotësojnë kriteret kyçe të përcaktuar nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta për biznesin milionësh.…
16 August 2018 / 15:24 VMRO-DPMNE shpreh dyshimet e saja në lidhje me harxhimet e manifestimeve me rastin e marrjes së datës për në NATO. Sipas partisë më të madhe opozitare, i gjithë ky proces ka qenë jo transparent. Nga VRMO-DPMNE adresuan disa pyetje drejt Qeverisë në lidhje me tenderët dhe marrëveshjet e arritura me firmat që realizuan manifestimin në fjalë, duke shprehë dyshimet e tyre në lidhje me dhënien e tenderëve dhe çmimet e shërbimeve. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski gjithashtu kërkoi nga Prokuroria Publike që të hetoj rastin në fjalë, me qëllim siç tha ai, që të mos…
16 August 2018 / 15:16 Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon nga Ministria për Punë të Brendshme që pjesëtarëve të policisë menjëherë t’iu sigurojë uniforma të reja, pasi siç shprehen përfaqësuesit e sindikatës, tashmë 10 vjet policët nuk janë pajisur me uniforma të reja. Në ndërkohë, nga Sindikata i apelojnë Ministrisë përkatëse që të respektojë Ligjin për marrëdhënie pune dhe kontratën kolektive, respektivisht orarin e punës, pasi zyrtarët policorë janë të angazhuar në punë çdo ditë, madje shpesh edhe nga dy ndërrime në ditë, ndërsa iu shkelet edhe e drejta e pushimit javor. Nga ana e Ministrisë ka pasur disa…
16 August 2018 / 13:00 Në mënyrë që ish-ministrja Gordana Jankullovska të kujdeset për foshnjën, tani në seancat gjyqësore për rastin “Titanik” do të mbahen me pauza. Pra, siç tha gjyqtari Osman Shabani, seancat e ardhshme do të mbahen nga ora 10 deri në orën 12, dhe nga ora 13:00 deri në orën 15:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 18:00. Jankulloska kishte lindur dy muaj më parë, pas pushimit 45 ditorë ajo ka për obligim të paraqitet në seancat gjyqësore.
16 August 2018 / 11:56 Gjat dëgjimit në seancën e sotme të rastit “Titanik”, në të cilin ish-zyrtarë nga udhëheqja e VMRO-DPMNE-së akuzohen për manipulime zgjedhore, duhej të fillonte përgjimi i bombave, të cilat janë 1.063 në numër. Por në vend që të dëgjohen bomba, avokatët ka rreth një orë që po përpiqen të parandalojnë shpalosjen e tyre duke kundërshtuar mënyrën se si PSP-ja ka marrë këto prova. Avokatët gjithashtu iu referuan vendimeve të gjyqtarit gjatë procedurave paraprake, sipas të cilave, bombat nuk lejohen si dëshmi. Në rastin “Titanik” të akuzuar janë Nikolla Gruevski dhe ish bashkëpunëtorët e tij të afërt…
16 August 2018 / 10:18 Nga “EVN-Maqedoni” njoftojnë se gjat ditës për shkak të aktiviteteve të planifikuara në qarkun elektrik shpërndarës, pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të Gjorqe Petrovit, Çairit, Qendrës dhe Sopishtes. Siç theksohet në njoftim, shfrytëzuesit e Fshatit Lubin në komunën e Gjorqe Petrovit, nga ora 8:50 deri në ora 10:50, do të mbesin pa energji elektrike. Në kumtesë EVN shton, se prej orës 9 deri në ora 13, pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve Pançe Nedellkovski, ndërtesat e rrugës Pançe Nedelkovski, me numër 47 deri tek numri 63, rruga Pançe Nedellkovski afër…
16 August 2018 / 9:50 “Titaniku” sot do t’i jap fund pushimeve të gjykatës. Sot vazhdon gjykimi për mashtrim zgjedhor, ku përveç ish kryeministrit , të akuzuar janë dhe ish bashkëpunëtorët e tij të afërt Gordana Jankullovska, Ilija DImovski, Mile Janakievski, Martin Protugjer si dhe Kiril Bozhinovski. Seanca e fundit gjyqësore për lëndën “Titanik” duhej të mbahej më 3 korrik, mirëpo u shty për shkak të mungesës së të akuzuarës Gordana Jankulloska, e cila ka pasur rrezikshmëri të shtatzënisë. Ndërsa më 22 gusht fillon gjyqi për ndërhyrjen e përgjakshme në Kuvend. Atje, 30 persona janë akuzuar për kërcënim terrorist ndaj rendit…
16 August 2018 / 9:39 Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë,bubullima me kushte për rreshje të shiut . Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë, ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej 27 deri 32 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe kushte për rreshje të shiut pas dite, ndërsa do të fryejë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor. Temperatura e ditës do të arrijë deri në 31 gradë.
15 August 2018 / 18:48 Mos përfshirja e Universiteteve të vendit në listën e Shangait sipas kreut të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski përbën dështim të madh. Sipas tij vendi nuk mund të ketë të ardhme evropiane dhe as perspektivë për të rinjtë me sistem arsimor jocilësor. Mund të them se kjo është rezultat i moskujdesit dhe mungesës së strategjisë në arsimin e lartë, mungesës së motivimit të kuadrit arsimor, eksperimentimit dhe politizimit të arsimit. Për një gjë të tillë nuk ka justifikime, mossuksesin e qeverisë e paguajnë të rinjtë – deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së. [embedded content]
15 August 2018 / 16:16 Nga 1 shtatori nuk do të ketë kush ta pastrojë godinën e Qeverisë. Ndërsa do të mbetet edhe pa sigurim fizik. Marrëveshja e nënshkruar para tre vitesh me kompaninë “Sekjurikom” skadon në 31 gusht. Tenderin e ri për mirëmbajtjen e higjienës në Qeveri Zyra për punë të përgjithshme dhe përbashkëta e publikoi më 20 korrik. Oferta e firmave për një biznes me vlerë mbi gjashtë milionë euro duhet të mbërrijë më 3 shtator ose në kohën kur nuk do të ketë asnjë për të pastruar dhe për të kujdesur për sigurinë e godinës së Qeverisë.…

