19 August 2018 / 13:09 Për më shumë se tre vite, mijëra banorë të Komunës së Tearcës po ngulfaten nga deponia e egër e krijuar në fshatin Gllogj, pas vërshimeve të vitit 2015. Edhe pse komuna deri më tani disa herë ka premtuar se do e largojë, deponia jo që s`është larguar, por vazhdon edhe më tej të zgjerohet. Banorët shprehen të irrituar ndaj këtij fenomeni, që për çdo ditë rrezikon shëndetin e tyre. Absolutisht nuk rrihet kund, s`mund të dalish as në oborr askund. Pengesë s`mund t’i thush pak është. Kryetari i komunës apo kushdoqoftë le të vijë t`paktën…
Author: almakos
19 August 2018 / 12:30 Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska njoftoi se ministritë tashmë kanë dorëzuar të dhëna në Qeveri se sa para mund të ndajnë nga buxheti i tyre për fushatën informuese për referendumin. Të dhënat në seancë qeveritare pritet të kalojnë në mërkurën. Dikasteri që ajo drejton, ka ndarë diku më pak se 1 milion euro, njoftoi Shekerinska. Kuvendi i cili është kompetent për fushatën si organ i cili e ka nënshkruar referendumin, duhet të organizojë koordinim mes grupeve parlamnetare, për të organizuar mënyrën e shpenzimit të mjeteve që do të mblidhen. Kuptohet se Ministria e Mbrojtjes është…
Hip hop superylli, Ledri Vula, ka dëshmuar se as prezenca e artistëve ndërkombëtarë gjatë kësaj vere nuk ka prekur primatin e tij si reperi më i kërkuar dhe me turneun më të suksesshëm. Pas plot katër këngëve të publikuara, të gjitha hite të cilat dolën nga shtëpia e hiteve, RedBox, Ledri Vula ka shijuar një turne të jashtëzakonshëm. Së pari vuri rekord më 29 korrik duke eklipsuar rekordin personal të vënë me Era Istrefin pikërisht në të njëjtin vend në Hangover, që është edhe skena më e madhe në ambient të hapur në vend. U mendua se prezenca e Azet…
Se Cristiano Ronaldo është një nivel tjetër nga gjithë lojtarët në Serie A e tregon edhe rroga e tij. Portugezi gjatë një viti fiton te Juventusi 31 milionë euro. Pra, CR7 fiton i vetëm dy herë më shumë se e gjithë lojtarët Chievos (të gjithë së bashku 9.5 milionë euro rrogë vjetore) , që është kundërshtari i parë i Zonjës së Vjetër në Serie A për sezonin 2018/19. Lexo po ashtu: Ronaldo ndaj skuadrës nga Verona luan nga minuta e parë dhe gjithë sytë e tifozëve janë nga ai. 33-vjeçari iu bashkua kampionëve italian nga Real Madridi gjatë verës për 100…
Instruktorja e famshme e fitnesit, Geta Beqa, është e njohur për linjat e saja trupore. Ajo është fituese e shumëfishtë e trofeve botërore, kur është fjala për figurën trupore. Ndërsa kohë pas kohe në rrjetet sociale publikon fotografi nga përditshmëria e saj, por edhe nga ditët e relaksit. Kësaj radhe, ajo e ka postuar një fotografi nga pushimet, ku është paraqitur me bikini dhe ka treguar format e saja. Lexo po ashtu: “Kaloni një ditë të bukur”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram. Krahas të qenit një bodibildere e suksesshme, Geta kujdeset për formësimin e trupit të…
18 August 2018 / 16:31 Pothuajse i gjithë Pollogu po përmbytet në mbeturina të cilat me ditë të tëra, nuk transportohen në vendet e duhura. Këtë gjë e pranojnë edhe nga komuna e Bogovinës. Drejtori i ndërmarrjes komunale Sharri, Nebi Ademi, për Alsat është shprehur se, zgjidhja e vetme për këtë problem, është rregullimi i Rusinos në Gostivar. Është sezon i bërllogut, i mbeturinave, sepse në këtë periudhë të vitit mërgimtarët kthehen nga mërgimi dhe normal shtohet sasia e mbeturinave. Problemi tjetër është se jo vetëm Pollogu, por shteti, pra Maqedonia por edhe rajoni ballafaqohet me këtë problematikë. Pra, ende…
18 August 2018 / 15:51 Liqeni i Ohrit tashmë dy muaj është pa koncesionar, sepse atij të deritanishmit i është marrë leja. Sipas njohësve të mirë, zgjedhja e koncesionerit të ardhshëm mund të zgjasë më shumë se gjysmë viti. Këtë periudhë të vakumit mund ta përdorin peshkatarët pa leje, gjë që mund ta përkeqësonte situatën e cila edhe ashtu është e keqe me fondin e peshqve në liqen, e cila edhe ashtu është e keqe, sidomos me troftën e Ohrit. Ky është një boshllëk i madh, që peshkojnë ilegalisht. Ata këtë edhe e presin, të hyjnë disi dhe të përdorin…
18 August 2018 / 15:41 Krismat e armëve në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare duket se janë bërë përditshmëri gjatë këtyre dy muajve kur edhe bëhet numri më i madh i ceremonive martesore. Shumë prej qytetarëve të anketuar për Alsat thonë se ndjehen të rrezikuar për shkak të gjuajtjeve me armë në mënyrë të pakontrolluar. Ata thonë se plumbi i krisur nuk shton e as nuk zbeh atmoseferën e krijuar në dasëm. Ky është mentaliteti ynë dhe nuk ndryshohet. Sigurisht që nuk është mirë por edhe pushteti i ka fajet. Nga ato gjuajtje ka shumë të këqija, shumë pasoja.…
18 August 2018 / 15:22 Në një intervistë ekskluzive për Alsat, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se të gjithë opsionet “për” ose “kundër” referendumit janë të hapura, duke lënë kështu të hapur edhe mundësinë për të qenë të përmbajtur. Fushatën e Qeverisë ai e konsideron si boshe dhe shpërqendruese. Sipas tij, fushata do të fokusohet të “ruajtja e nacionalitetit” gjë të cilën e cënon marrëveshja me Greqinë. Mickoski shton se partia e tij është e interesuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për t’i dhënë fund keqmenaxhimit të vendit nga pushteti aktual. Intervistë Mickoski Pushteti në vazhdimësi kërkon që të…
Reperi i njohur Getinjo është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij. Ai është çdo herë aktiv në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tij. Së fundmi, reperi ka vendosur që të prezantojë për fansat në InstaStory një fotografi të veturës së tij më të re luksoze. Vetura “Mercedes” të cilën e vozit Getinjo (Foto: Getinjo/InstaStory) Ai vozit një veturë të tipit “Mercedes” ngjyrë blu, të cilën reperi e ka blerë me kursimet e veta. Duket se të ardhurat e mira nga muzika, ia mundësojnë 27-vjeçarit nga Ferizaji që…
18 August 2018 / 14:59 Dita e armatës së Maqedonisë shënohet me fjale jo miradije për institucionet që udhëheqin me ushtrinë. Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë vë në pah disa ngecje në përmirësimin e kushteve dhe injorimin që u bëhet sindikatës së tyre nga institucionet, kur kërkojnë kushte më të mira për ushtarët. Nënkryetari i Sindikatës Vele Kërbalevski Macedonian tha që institucionet shtetërore që kanë të bëjnë me ushtrinë po punojnë por përkundër asaj që e thonë, sindikata nuk sheh rezultate konkrete. Në Qeveri dhe në ministri e pranojmë se kemi pasur më shumë takime në periudhën e kaluar,…
18 August 2018 / 14:19 Ministria e Mbrojtjes do të vendosë në dispozicion diç më pak se 60 milionë denarë për fushatën e referendumit në vijim për marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në Ditën e hapur të ARM-së për qytetarët me rastin e Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë – 18 Gushti. “Ministria e Mbrojtjes është njëra nga ato e cila më së shumti duhet të jetë e interesuar për prioritetin tonë strategjik dhe nga sektori ynë për financa dërguam informacion se në dispozicion po vendosim diç më pak se 60 milionë…

