15 August 2018 / 16:03 Universitetet e Maqedonisë as këtë vit nuk janë pjesë e 1 000 më të mirëve sipas listës së Shangait. Në renditjen akademike të universiteteve botërore për vitin 2018, Harvardi mban vendin e parë, i cili tashmë është 16 vjet në krye të listës. Trion më të mirë e kompletojnë Univeristeti i Stenfordit në Shtetet e Bashkuara dhe Kembrixhi britanik. Disa nga kriteret kryesore për renditjen e universiteteve janë numri i punimeve shkencore të botuara në revistat ndërkombëtare, citimi dhe numri i fituesve të Çmimit Nobel. Duke marrë parasysh këto kritere, ish ministri i Arsimit Nenad…
Author: almakos
15 August 2018 / 15:47 Votues fantazmë, që ishin fshirë nga lista zgjedhore në vitin 2016-të janë kthyer sërish në listën zgjedhore. Gjithashtu, rreth 100 qytetarë në Qendrën për Liri “CIVIL” kanë paraqitur parregullsi në lidhje me persona të vdekur të cilët figurojnë në listën zgjedhore dhe probleme me adresat e votuesve real. Xhabir Deralla thekson se problemi ndër tjerash qëndron në legjislativën zgjedhore. Duket se lista zgjedhore është akoma gjallë, se personat fantazmë migrojnë nga njëra në adresë tjetër. Nuk ishin një periudhë para zgjedhjeve lokale. Megjithatë është e qartë se disa prej tyre u kthyen. Me gjasë bëhet…
15 August 2018 / 13:18 Maqedonia nuk pret që pas antarësimit në NATO vetëm të shfrytëzoj beneficionet e aleancës, ne jemi shtet që kemi çfarë t’i ofrojmë aleatëve tanë, kurse poligoni ushtarak në Krivollak është dëshmi, tha sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjat trajnimit të forcave tokësore amerikane, të cilët mu në këtë poligon nga 1 deri më 20 gusht i trajnojnë shkathtësitë e tyre. Shekerinska tha se më herët është investuar në kapacitetet e Krivollakut dhe nivelin e certifikimit. Komanda e 7-të amerikane e forcave ushtarake ka dhënë certifikatë ushtarake që poligonin Krivollak mund ta përdorin edhe forcat…
15 August 2018 / 12:41 Fushata për referendumin do të financohet nga ministritë, por qeveria ende nuk e di se sa para do të shpenzohen, tha zëdhënësi Muhammad Hoxha. I pyetur nëse referendumi ishte më i rëndësishëm se projektet e ministrive, Hoxha tha: “Vlerësojmë se çështja e referendumit është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë”. Sipas Kodeksit të Venecias për Procedura të mira për Referendum, të miratuar nga Këshilli i Evropës ku Maqedonia është anëtare,përdorimi i fondeve publike nga autoritetet në fushatë referendumi duhet të ndalohet. Hoxha për këtë legjislacion tha se plani është duke u përgatitur, dhe…
15 August 2018 / 10:33 Byroja e Sigurisë Publike (BSP) do të udhëhiqet nga Zëvendës Drejtori Besim Deari pas shkarkimit të Llaze Velkovskit në seancën e djeshme të Qeverisë. Deari ka shërbyer si zëvendës drejtor në BJB për shumë vite. Ai ka qenë në këtë pozitë edhe në kohën e qeverisë së mëparshme, Deari shërbeu si zëvendës i BJP-së edhe në kohën kur drejtor ishte Mitko Çavkov. Siç thotë nga Ministria e Brendshme, drejtori i ri që do të ulet në kolltuk pas Velkovskit duhet të emërohet nga ministri Oliver Spasovski dhe më pas propozimi të shqyrtohet në seancë qeveritare.…
14 August 2018 / 18:51 Para pak çastesh në Rrugën ”Kacanicki 56, Vizbeg “- Shkup ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Përplasje ka ndodhur mes një veture të markës Seat Ibiza dhe një veture të markës Toyota Corolla e cila siç shihet nga fotografija i përket kompanis ushqimore KFC (Kentucky Fried Chicken). Në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe policia, por nuk ka asnjë informacion në lidhje me personat që ndodheshin në dy makina e aksidentuara. Momentalisht policia po kryen inspektimin në vendin e ngjarjes, dhe sipas dëshmitarëve ka vetëm persona lehtë të lënduar dhe dëme material në të…
14 August 2018 / 16:38 KSHZ njofton se deri në ora 14:00, 742 qytetarë të diasporës janë paraqitur për të votuar për referendum, në përfaqësitë diplomatiko-konsullore. Prej tyre 702 kërkesa janë pranuar, 11 janë refuzuar, ndërsa të tjerat po përpunohen. Ndërkohë 1216 qytetarë kanë kryer shqyrtim publik të listës zgjedhore në zyrat e KSHZ-së, numri më i madh i të cilëve në Manastir, Radovish dhe Strumicë.
14 August 2018 / 16:33 Mbi 200 vende të reja të punës janë hapur nga institucionet shtetërore. Armata e Maqedonisë mban konkursin më të madh të hapur për administratorë, edhe atë me 125. Regjistri Qendror ka konkurs për 34 vende të reja pune, ndërkohë Enti Shtetëror i Statistikës ka hapur konkurs për 22 punësime të reja. Ish kreu i Antikorrupsionit Voislav Zafirovski thotë se një gjë e tillë në periudhën para referendumit nuk është e ndaluar sipas Ligjit por megjithatë në këtë periudhë në prag të fushatës për referendumin ai konsideron se punësimet janë bërë me qëllim që të njëjtat…
14 August 2018 / 16:16 Qeveria në seancën e sotme qeveritare, diskuton rreth shkarkimit të drejtorit të sigurisë publike, Laze Velkovski. Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikolovski, dy orë pas fillimit të seancës qeveritare, informoi se ende nuk ka diskutim lidhur me çështjet kadrovike, pasi janë të përqendruara në pikat e integrimit evropian. Press shërbimi i qeverisë paralajëmroi detaje pas përfundimit të seancës, por është e paqartë nëse do të diskutohet për pasardhësin e mundshëm të postit të shefit të sigurisë publike, pasi kryeministri Zoran Zaev dje tha se do të duhet kohë për të shqyrtuar zgjidhjet e mundshme për drejtorin…
14 August 2018 / 15:56 Administrata Doganore do të mund të bllokojë llogaritë e shtetasve që kanë detyrime doganore. Këtë mundësi Dogana do ta ketë pasi që të miratohet Ligjit i ri për bankat, ndryshimet e të cilit kanë shkaktuar reagime të ashpra publike për shkak të mundësisë që DAP t’i shohë të ardhurat e të gjithë qytetarëve që do të kalojnë përmes llogarive të transaksioneve. Drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski, thotë se llogarinë e debitorit do ta bllokojë pas përfundimit të procedurës së ankesës. Tanasoski siguron se doganat nuk do të kenë qasje mbi transaksionet e qytetarëve. Drejtoria…
14 August 2018 / 15:32 Në Strugë mbretëron kaos në trafik. Në mungesë të numrit të mjaftueshëm të hapësirave të parkimit, makinat parkohen në trotuare dhe në sipërfaqe të gjelbra. Kjo ndodh në kohën kur në Strugë kanë mbërritur një numër i madh të turistëve dhe mërgimtarëve. Problem shtesë janë ndryshimet në regjimin e trafikut në shumë rrugë, gjë që krijon rrëmujë dhe kolona të gjata të makinave. “Kjo është gjithmonë kështu në Strugë, por tani mendoj se është më keq. Me makinë vij në Strugë nga mërgimi dhe kam frikë të vozis, është katastrofë. Ky nuk është qytetërim. Është…
14 August 2018 / 13:18 Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot deklaroi se preparati që është përdorur gjatë spërkatjes kundër mushkonjave nuk ndikon negativisht në shëndetin e qytetarëve. Ai theksoi se preparati për spërkatje vjen nga kompania gjermane “Bauer” dhe në periudhën e kaluar është bërë analizë e tij. Produkti që kemi përdorur këtë vit nuk ndikon në shëndetin e përgjithshëm të njerëzve dhe ka ndikim të vogël ose minimal tek gjallesat tjera. Ajo trajton ekskluzivisht mushkonjat dhe insektet e tjera që shfaqen si insekte të dëmshme në këtë periudhë. Qyteti i Shkupit rregullisht informon bletarët që të…

