15 August 2018 / 16:03
Universitetet e Maqedonisë as këtë vit nuk janë pjesë e 1 000 më të mirëve sipas listës së Shangait. Në renditjen akademike të universiteteve botërore për vitin 2018, Harvardi mban vendin e parë, i cili tashmë është 16 vjet në krye të listës. Trion më të mirë e kompletojnë Univeristeti i Stenfordit në Shtetet e Bashkuara dhe Kembrixhi britanik. Disa nga kriteret kryesore për renditjen e universiteteve janë numri i punimeve shkencore të botuara në revistat ndërkombëtare, citimi dhe numri i fituesve të Çmimit Nobel. Duke marrë parasysh këto kritere, ish ministri i Arsimit Nenad Novkovski vlerëson se sistemi i arsimimit në Maqedonisë është larg përfshirjes në këtë listë.
Ngecja shkon aq larg sa që pagesat e fundit për punimet me një faktor impaktesh u ndërprenë dhe nuk paguhen, minimumi që mbështeste aktivitetin shkencor dhe hulumtues u zhduk, nuk ka projekte shkencore dhe hulumtuese fare, një numër i instituteve që e bartin shkencën me vite nuk kanë pranuar asistentë, diçka që presim të korrigjohen nga kjo qeveri, por për fat të keq asgjë nuk është bërë. Nuk ka asistentë të rinj, nuk ka pasardhës dhe ne do të zhytemi më thellë, larg nga maja për të cilin po flasim – tha Nenad Novkovski – profesor universitar.
Përveç kësaj, Novkovski mendon se për të pasur arritje shkencore, duhet të ketë investime, por edhe ministër i dedikuar për këto procese, dhe jo funksioni të jepet me marrëveshje partiake.
Nëse nuk është ministri i Arsimit dhe Shkencës ai që do të qëndrojë me vendosmëri në atë se ka nevojë të investohet, ka kush ti marrë paratë, do të thotë dikush duhet më shumë për ushtrinë dhe shtresën sociale. Duhet të bëhet në një bazë të shëndoshë, derisa nuk i kushtohet vëmendje serioze, ne do të vazhdojmë të biem edhe më tutje, e cila është vërtet e papërshtatshme për një vend, që është pavarësuar disa dekada më parë, që ende duhet ti zhvillojë institucionet dhe të investojë më shumë nga të gjithë të tjerët – shtoi ai.
Ndryshe nga Maqedonia, universitetet e disa vendeve në rajon janë në listën e Shangait. Më mirë të renditur janë Universiteti i Beogradi dhe i Athinës midis vendit 300 dhe 400, ai i Lubjanës dhe Selanikut janë në mes të tabelës. Universitetet në Maribor dhe Zagreb janë diku në vendet midis 500 dhe 600, dhe në 100 universitetet e fundit hyri edhe ai i Sofjes.
Alsat


