15 August 2018 / 13:18
Maqedonia nuk pret që pas antarësimit në NATO vetëm të shfrytëzoj beneficionet e aleancës, ne jemi shtet që kemi çfarë t’i ofrojmë aleatëve tanë, kurse poligoni ushtarak në Krivollak është dëshmi, tha sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjat trajnimit të forcave tokësore amerikane, të cilët mu në këtë poligon nga 1 deri më 20 gusht i trajnojnë shkathtësitë e tyre.
Shekerinska tha se më herët është investuar në kapacitetet e Krivollakut dhe nivelin e certifikimit.
Komanda e 7-të amerikane e forcave ushtarake ka dhënë certifikatë ushtarake që poligonin Krivollak mund ta përdorin edhe forcat e tyre ajrore. Ndërkaq sot, për herë të parë përveç forcave tokësore edhe aviacioni i tyre ka mundësi që të trajnohet në këtë poligon”-u shpreh Shekerinska.


