14 August 2018 / 16:38
KSHZ njofton se deri në ora 14:00, 742 qytetarë të diasporës janë paraqitur për të votuar për referendum, në përfaqësitë diplomatiko-konsullore. Prej tyre 702 kërkesa janë pranuar, 11 janë refuzuar, ndërsa të tjerat po përpunohen. Ndërkohë 1216 qytetarë kanë kryer shqyrtim publik të listës zgjedhore në zyrat e KSHZ-së, numri më i madh i të cilëve në Manastir, Radovish dhe Strumicë.


