Author: almakos

12 August 2018 / 16:24 Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaharemi në një intervistë për Alsat-M bëri të ditur se vijojnë hetimet rreth parregullsive të mundshme në Komunën e Karposhit. Pas padisë penale për ish kreun e kësaj komune Stevço Jakimovski, Policia Financiare do ta kryej kontrolle edhe në Sektorin për urbanizëm. Muahermi deklaroi se përveç ndaj ish funksionarëve të VMRO-së hetime zhvillohen edhe ndaj zyrtarëve aktual. Kur filloi hetimi për ish kryetarin e komunës Karposh, Stevço Jakimovski, duke pasur parasysh se në ditët e fundit, fokusi i publikut dhe mediave ishte në hetimin tuaj, që e zbardhët disa ditë…

Lexo më Shumë

12 August 2018 / 16:07 Dhjetëra familje të Drenocit të poshtëm të Tetovës, për çdo ditë përballem me aromë të keqe, papastërti dhe kanalizimin fekale që shpesh përfundon në bodrumet e shtëpive të tyre. Banorët ankohen se kjo gjendje mbizotëron vite me radhë në lagjen e tyre, ndërkohë që autoritetet nuk marrin masa për zgjidhjen e problemit. Për pasojë, banorët shpesh përfundojnë në spital me infektime të ndryshme në lëkurë dhe organe të frymëmarrjes. “Ja tani sa e solla nënën nga spitali, ajo nuk e duron dot. Turp i madh kjo, nuk vinë kush ta rregullojë. Erdhën fëmijët, ikën shkuan…

Lexo më Shumë

12 August 2018 / 15:30 Pavarësisht kritikave të shumta në opinion për votues të dyshimtë dhe persona të vdekur në listën zgjedhore, kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski këmbëngul se numri prej 1,8 milion votuesish është real. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Derkovski sërish thotë se lista përputhet me të dhënat e Ministrisë për Punë të Brendshme. Po, disa herë kam konfirmuar se numri është real dhe se gjithë hutia viteve të kaluara ndodhi për disa shkaqe të tjera politike. Megjithatë puna jonë si KSHZ është të mos e përziejmë politikën, sepse kjo punë e udhëheqjes së një…

Lexo më Shumë

12 August 2018 / 13:13 Një qytetari i Shkupit S.M (66) i cili nëntë ditë më parë ishte rrahur në Breg të Shkupit, vdiq mbrëm në Klinikën e Neurokirurgjisë, brenda kompleksit të Klinikës Nënë Tereza, njofton Ministrinë e Punëve të Brendshme. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit iu dorëzua autopsisë. Policia menjëherë pas dhunës e gjeti dhe e arrestoi abuzuesin A.B. (43) nga Shkupi dhe ka ngritur padi penale kundër tij. MPB informon se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër personit A.B. do të ngrihen aktakuzë e saktë penale.

Lexo më Shumë

12 August 2018 / 10:34 Nga operacioni në fshatin Luboten më 12 gusht të vitit 2001 mbetën të vrarë 10 civil shqiptarë, në mesin e tyre edhe 6 vjeçari Erxhan Aliu si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami e Atulla Qaili. 14 shtëpi mbetën të djegura, u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të fshatit, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Ngjarja e Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u procedua dhe u gjykua nga Gjykata Ndërkombëtarë për Krime Lufte. Për krimet…

Lexo më Shumë

11 August 2018 / 16:31 Zvarriten punimet për rinovimin e Bit Pazarit. Përkundër afatit të paraparë që çdo fazë e rinovimit të zgjasë 3 muaj, rinovimi i tezgave në sektorin 7 dhe 8 ka filluar rreth 6 muaj më parë dhe është larg përfundimit. Shitësit shprehen të revoltuar dhe pesimistë për përfundimin e shpejtë të punimeve. “Janë duke punuar por nuk dimë asgjë. A do të punohet më shpejtë a do të ndërtohet nuk dimë asgjë. Është dashur që para 3 muajve ne të hyjmë këtu, tani u bënë 7,8 muaj dhe nuk ka asgjë. Në bazë të pamjes është…

Lexo më Shumë

11 August 2018 / 16:16 Deri sot në orën 12, përmes web aplikacionit deri tek KSHZ-ja kanë arritur 251 paraqitje nga qytetarët për votim në përfaqësitë diplomatike – konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. Nga këto, 127 paraqitje janë pranuar ndërsa 124 janë në përpunim e sipër. Numri më i madh i paraqitjeve për të votuar janë nga Berni dhe Vjena,nga 21, në Lubjanë 18, Toronto 18, Kanbera 15, e kështu me radhë. Sa i përket të dhënave nga shqyrtimi publik në listën e zgjedhësve nga KSHZ-ja informojmë se të dhënat do të mund të merren të hënën dhe…

Lexo më Shumë

11 August 2018 / 16:01 Bankat do të dorëzojnë të dhëna në DAP për të plotësuar deklarata vjetore të tatimit për rreth 500 mijë qytetarë. Nga viti i ardhshëm, në vend që taksapaguesit vetë ti dorëzojnë informacionet në formë letre, atë do ta bëj DAP-i, i cili do tu lëshojë vërtetim qytetarëve për tatimin mbi të ardhurat personale. DAP do ti marrë të njëjtat të dhëna nga bankat që janë përdorur deri më tani për plotësim personal të deklaratës tatimore. Sipas rregulloreve aktuale, çdo institucion që disponon këto të dhëna ka një detyrim ligjor dhe është e detyruar t’i japë…

Lexo më Shumë

11 August 2018 / 11:24 Nga vetura deri tek ara punuese, TV, piktura dhe garazhe nëntokësore do të shiten nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Ankandi është caktuar për 27 gusht. Sipas informacioneve nga DAP, në ankand mund të marrin pjesë vetëm ata individë që janë regjistruar me sukses dhe më parë kanë paguar depozitë prej 10% të vlerës së përcaktuar të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, jo më vonë se 17 gusht në llogarinë e Ministrisë së Financave. Gjërat do të shiten sipas sistemit e shikuar-e blerë, reklamimi shtesë nuk pranohet. Individëve, oferta e të cilëve nuk pranohen,u…

Lexo më Shumë

11 August 2018 / 10:52 Niveli i lumit Vardar në Veles këtë mëngjes tek pika matëse “Ura e Vjetër” ishte 60 centimetra. Në gjashtë gusht niveli ishte 58 centimetra, më shtatë gusht 55, kurse me tetë gusht niveli i ujit shënonte 52 centimetra. Krahasuar me mesataren e gushtit të vitit të kaluar, niveli i Vardarit në Veles është rritur më shumë se dyfishi. Në gusht 2017 prej 1 deri më 10 gusht mesatarja shënonte 15 deri në 25 centimetra, informojnë nga DPHM shërbime profesionale e të cilëve monitorojnë rregullisht nivelin e Vardarit dhe lumenjve të tjerë në vend.

Lexo më Shumë

11 August 2018 / 0:00 Para pak çastesh është liruar Afrim Ukshini i cili gjatë ditës së sotme u ndalua nga policia në vendkalimin kufitar Tabanoc. Afrim Ukshini ishte i dënuar në mungesë për rastin e “Sopoti”, ndërsa  ishte i pakapshëm për organet e rendit që nga viti 2003. Ndaj tij ishte ngritur akuzë për terrorizëm. Ukshini nuk ishte i pranishëm edhe gjatë seancave kur rastin e mori Prokuroria Speciale Publike. Prokuroria e Katica Janevës rastin e Sopotit e kishte mbyllur në mungesë të fakteve lidhur me akuzën. Ky rast është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas…

Lexo më Shumë