12 August 2018 / 15:30
Pavarësisht kritikave të shumta në opinion për votues të dyshimtë dhe persona të vdekur në listën zgjedhore, kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski këmbëngul se numri prej 1,8 milion votuesish është real. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Derkovski sërish thotë se lista përputhet me të dhënat e Ministrisë për Punë të Brendshme.
Po, disa herë kam konfirmuar se numri është real dhe se gjithë hutia viteve të kaluara ndodhi për disa shkaqe të tjera politike. Megjithatë puna jonë si KSHZ është të mos e përziejmë politikën, sepse kjo punë e udhëheqjes së një Liste zgjedhore është operacion statistikor. Janë të përfshira Enti për statistika dhe Ministria për Punë të Brendshme, ashtu që nga evidencat e tyre praktikisht caktohet përbërja e Listës zgjedhore”- tha Oliver Derkovski, nga KSHZ .
Alsat-M


