Author: almakos

10 August 2018 / 10:33 Qerdhet “Koço Racin”, “13 Nëntori” dhe “Rade Jovcevski Korçagin”, dhe të gjithë objektet e tyre në Komunën e Qendër, do të rrisin kapacitetin për pranimin të fëmijëve. Nga Komuna e Qendrës informuan se kjo masë u miratua dje nga Këshilli Bashkiak në seancën e 16-të. Në seancë, këshilltarët miratuan draft raportet mbi punën e shtatë shkollave fillore, si dhe raportet mbi programin për organizimin e ekskursioneve dhe aktiviteteve tjera të lira të nxënësve.

Lexo më Shumë

9 August 2018 / 16:47 Lufta kundër korrupsionit në vend nuk ka aspak progres. Kështu, trupi i Këshillit Evropian për luftë kundër korrupsionit – GRECO e vlerëson Maqedoninë. Në raportin e tyre të fundit, thuhet se nga 19 rekomandimet e Këshillit Evropian, vetëm gjashtë janë implementuar. Në fokus të raportit është analizuar korrupsioni i mundshëm i deputetëve ku është konstatuar se asnjë rekomandim nuk është zbatuar, madje as pjesërisht. Në raport gjithashtu janë theksuar edhe skandalet me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. GRECO “Tek deputetët asnjë nga rekomandimet nuk është zbatuar, as pjesërisht, përveç Kodit për deputetët. Sa u…

Lexo më Shumë

9 August 2018 / 16:12 Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka gjetur dy prodhime të importuara me organizma të modifikuara gjenetikisht. Njëri është oriz koçani për të cilin konfirmohet prejardhja e farës, ndërsa prodhimi tjetër është bërxolla soje nga kompania Vitalija, të importuara nga Serbia. Drejtori I Agjencisë, Zoran Atanasov tha se prodhimet gjenden nën mbikëqyrje zyrtare dhe pritet shkatërrimi I tyre ndërsa operatorët dhe përgjegjësit e kompanisë janë gjobitur. Operatorët janë sanksionuar me gjobë prej 5 mijë euro ndërsa personi përgjegjës në kompani me gjobë prej 1.700 euro. Për prodhimet e “Vitalia” pritet një super analizë për shkak se…

Lexo më Shumë

9 August 2018 / 16:00 Nga sot, edhe zyrtarisht Lista e votuesve është në shqyrtim publik. Janë regjistruar 1.850.700 votues. Paralelisht filloi edhe paraqitja e qytetarëve të diasporës, të cilët dëshirojnë të votojnë në referendumin e ardhshëm në shtator. 19 mërgimtarë e kanë ushtruar tashmë të drejtën e tyre dhe janë paraqitur për të votuar. Megjithatë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ngre supet për parregullsitë, e që janë ende në listën e zgjedhësve. Në këtë akt, ende figurojnë persona të vdekur, votues të regjistruar në adresa jo-ekzistuese madje edhe votues me identitet të vjedhur. I pyetur se si KSHZ-ja do t’i…

Lexo më Shumë

9 August 2018 / 15:28 Temperatura 35 gradë e shënuar në termometër është paralajmërimi i parë për rrezik të përhapjes së zjarreve në ambiente te hapura. Kështu thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim prej ku tashmë një muaj janë në gjendje gatishmërie të ndonjë fatkeqësie natyrore. Siç thonë nga ky institucion, në autostradat ku krijohen kolona makinash kanë vendosur mjete zjarrfikëse dhe të ambulancës ndërkohë që përmes konkurseve dhe trajnimeve ndërkombëtare po përpiqen të tërheqin kuadër për këtë veprimtari që vitet e fundit duket se nuk po shfaq interes të mjaftueshëm tek të rinjtë. Drejtoria ka rritur shkallën e…

Lexo më Shumë

9 August 2018 / 15:15 Qeveria nuk tregon qartë se kur do të caktohet seanca për shqyrtimin dhe më pas, shkarkimin e mundshëm të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike Llaze Vellkvoski pas skandalit në të cilën u përfshi ditë më parë, për shpërdorimin e makinës së tij zyrtare me vajzën e tij, për udhëtim jashtë vendit. Ditë më parë vetë Ministri i Punëve të Brendhsme Oliver Spasovski paralajmëroi se do të propozojë shkarkimin e Llaze Vellkovskit në seancën e radhës të Qeverisë. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se tashmë Departamenti i Kontrollit të Brendshëm dhe Standardeve Profesionale…

Lexo më Shumë

9 August 2018 / 13:08 Komandanti i komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. NATO është mirënjohëse ndaj Shkupit për pjesëmarrjet në misione të ndryshme të Aleancës. Gatishmëria e Shkupit për të marrë lidershipin në misionet në rajon, tregon se është bërë progres. Janë bërë reforma të mëdha drejt rrugës për anëtarësim në NATO. Jemi të bindur se anëtarësimi në NATO do të jetë në të mirë të vendit tuaj, të gjitha vendet që janë anëtare kanë arritur ta rrisin demokracinë”- theksoi…

Lexo më Shumë

9 August 2018 / 12:38 Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka zbuluar se në Maqedoni janë importuar dy prodhime të modifikuara gjenetike, orizi dhe bërxolla dhe grimcat prej sojës pa u deklaruar. Misri për kokoshka është nga Argjentina, bërxollat prej sojës dhe grimcat e bukës janë nga Serbia ndërsa orizi është prodhuar nga farat e modifikuara gjenetike të importuara. Të gjitha janë gjetur në depo të operatorëve me ushqim dhe nuk janë lëshuar në shitje me pakicë, përveç një pjesë e grimcave dhe bërxollave të sojës të cilat tashmë janë tërhequr dhe janë nën kontroll zyrtar.

Lexo më Shumë

9 August 2018 / 11:50 Ministri Kulturës Asaf Ademi pas konkurseve të realizuara ka emëruar drejtorë në tetë institucione nacionale me mandat të plotë për katër vite. Siç ka publikuar Ministria e Kulturës, Gordana Zmejkovska është emëruar drejtor në Bibliotekën “Grigor Përçiçev” në Ohër, Maja Andonovska – Ilievska për drejtor në Qendrën për kulturë në Manastir, ndërsa Roska Ilieva në Qendrën për kulturë “Aco Gjorçev” në Negotinë. Për drejtor në Teatrin kombëtar në Manastir me mandat të plotë ëshë emëruar Ivan Jerçiq. Bllagoja Atanososki- në Entin për mbrojtje të përmendoreve të kulturës dhe Muzeun e Prilepit, Boban Huseinovski në Muzeun…

Lexo më Shumë

8 August 2018 / 16:41 Me afrimin e mbajtjes së referendumit Agjencia e shërbimeve audio dhe audiovizuele, rekomandon mediat që gjatë periudhës së fushatës së referendumit të sigurojnë informim të balancuar me qëllim që materialet mediatike të mos kenë ndikim në opinion për një çështje të caktuar. Propaganda e paguar nuk mund të emitohet gjatë, para ose pas emisioneve që kanë për qëllim primar fëmijët dhe të rinjtë, ndërkohë radiotelevizionet duhet të refuzojnë emetimin e propagandës së paguar publike nëse me të cënohet siguria nacionale, nxitet rrënimi i dhunshëm i rendit Kushtetues, ka urrejtje në çfarëdo baze etj. Këto janë…

Lexo më Shumë

8 August 2018 / 16:20 Qyteti i Tetovës dhe komunat rurale po ngulfaten nga mbeturinat. Përveç kontejnerëve të cilët tërë ditën janë të stërmbushura me plehra edhe përreth tyre grumbullohen pirgje mbeturinash që kundërmojnë erë të keqe. Ndërsa vizitorë të shpeshtë janë edhe qentë endacak të cilët tërheqin zvarrë qeset me mbeturina. Qytetarët shprehen të revoltuar nga katandisja e qytetit në këtë gjendje dhe druajnë nga përhapja e ndonjë epidemie nga papastërtia. “Shiheni vet, sëmundje është kjo dallohet erë e keqe vjen. Paguajmë rregullisht me dokumente e kemi, por s`merren masa, edhe me parkingun njëjtë. Unë 40 vjet jetoj këtu…

Lexo më Shumë

8 August 2018 / 16:07 Policia financiare ngriti kallëzim penal kundër Stevço Jakimovskit, ish kryetar i komunës së Karposhit si dhe kundër katër bashkëpunëtorëve të tij të administratës. Ata dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet dhe eventualisht kanë dëmtuar buxhetin komunal për thuajse 600 mijë euro. Denoncimin policia financiare e ka dorëzuar në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion. Stevço Jakimovski pasi e kaloi natën në stacionin policor Prolet, së bashku me katër bashkëpunëtorët e tjerë sot u soll në Gjykatën Penale. Në gjykatë e shoqëruan policë. Gazetarët e pyetën Jakimovskin për një koment të shkurtër mbi…

Lexo më Shumë