11 August 2018 / 16:16
Deri sot në orën 12, përmes web aplikacionit deri tek KSHZ-ja kanë arritur 251 paraqitje nga qytetarët për votim në përfaqësitë diplomatike – konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. Nga këto, 127 paraqitje janë pranuar ndërsa 124 janë në përpunim e sipër. Numri më i madh i paraqitjeve për të votuar janë nga Berni dhe Vjena,nga 21, në Lubjanë 18, Toronto 18, Kanbera 15, e kështu me radhë. Sa i përket të dhënave nga shqyrtimi publik në listën e zgjedhësve nga KSHZ-ja informojmë se të dhënat do të mund të merren të hënën dhe të njëjtat do të përfshijnë të dhënat konkrete të ditës së premte, shtunë dhe të diel.