31 July 2018 / 13:42
Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë do të publikohet në Gazetën Zyrtare pas referendumit, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Do të presim pas referendumit, që të kemi mendimin këshillues nga qytetarët. Nuk duhet t’i sforcojmë punët”, tha Xhaferi në debatin e Kuvendit.
Vendimi për referendum vetëm se është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe rrjedhin afatet. Kampanja fillon me 10 shtator. Të gjitha institucionet do të jenë të kyçura në kampanjë, por partitë do të jenë bartësit.
Nuk mund asnjë subjekt politik që të ç’kyçet nga kampanja.