6 June 2018 / 18:14 Qeveria hesht për rishikimin e buxhetit, ndërsa nuk komenton fare as realizimin katastrofal të investimeve kapitale që nga fillimi i vitit. Janë të ndërgjegjshëm për të dhëna e dobëta, por nuk kanë përgjigje konkrete se çfarë do të ndërmarrim për ta përmirësuar gjendjen. Në katër muajt e parë të këtij viti, janë shpenzuar vetëm 43 milionë euro për investime kapitale nga 393 të parashikuara për këtë vit, respektivisht 11% nga planifikimi, që është realizimi më i vogël në 10 vitet e fundit. Po, keni të drejtë, realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e parë është…
Author: almakos
6 June 2018 / 17:57 Dy dokumente të ndryshme të Komunës Gazi Babë të Shkupit drejtuar Ministrisë së Ekonomisë vënë në dyshim lejen për punë të hapjes së gurores mbi fshatin Straçincë të kësaj komune. Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit, Adnan Ajrullahu tha se në afat kohor njëmujor, komuna Gazi Babë fillimisht ka refuzuar iniciativën për ndarje të koncesionit me arsyetimin se punimet gjeologjike dhe gërryerja në këtë pjesë mund të dëmtojë furnizimin me ujë të fshatarëve, ndërkohë që një muaj pas ndryshon mendimin dhe jep leje për ndarje të koncesionit me arsyetimin se nuk dëmton furnizimin më ujë…
6 June 2018 / 16:14 Shumat joreale dhe të larta arkëtonin përmbaruesit në periudhën e kaluar dhe kjo duhet të ndalet. Ky është qëndrimi unanim i qytetarëve pas njoftimit që ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, do ta shkurtojë tariforin me të cilin përmbaruesit kanë punuar me vite. Dhe jo vetëm tarifa më të ulëta, shumica e atyre që i intervistuan kërkojnë që përmbaruesit të kthehen në gjykata dhe të punojnë për një pagë. Përmbaruesit duhet të vendosen nën “ombrellën” shtetërore, përkatësisht nën Ministrinë e Drejtësisë. Ose të arkëtojnë më pak nga njerëzit. Sipas meje është joprofesionale që për 1 denarë…
DENVER – OCTOBER 07: A health worker draws blood from a Mexican immigrant for a free lab test inside a mobile clinic at the Mexican Consulate on October 7, 2009 in Denver, Colorado. Salud Family Health Centers sends a mobile clinic at least once a week to the consulate to care for Mexican immigrants and their families, many of whom have little other access to basic health care. (Photo by John Moore/Getty Images) 6 June 2018 / 15:41 Pas shpalosjes së projektit të djeshëm të ministrisë së Shëndetësisë ku u promovua sistem i centralizuar i analizave të gjakut, kanë pësuar…
6 June 2018 / 14:53 Përkundër kritikave nga opinioni për emërime të një pas njëshme nga ana e Qeverisë, kjo e fundit ka vazhduar edhe sot të emëroj koordinator nacional të kryeministrit duke e çuar në 6 numrin e tyre. Së fundi, ish zëvendësministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski është emëruar koordinator nacional për shëndetësi. Paraprakisht, koordinator për zhvillimin e kulturës u emërua ish ministri, Robert Allagjozovski. Ekspertët vlerësojnë se këto veprime të Qeverisë nuk i përkasin një organi ekzekutiv reformues. Sipas profesorit, Borçe Davitkovski pushteti po rrotullon të njëjtët emra në pozita të ndryshme. Për shkak të pazarit politik ka…
6 June 2018 / 14:15 Së shpejti pritet të mbahet seancë e përbashkët qeveritare mes qeverisë së Maqedonisë dhe Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, gjatë konferencës për gazetarë. “Maqedonia dhe Kosova parashikojnë forcimin e bashkëpunimit në disa fusha, veçanërisht në transportin hekurudhor, diasporën, mbrojtjen, inovacionin, kulturën, ekonominë. E gjithë kjo do të realizohet duke nënshkruar marrëveshje për intensifikimin e bashkëpunimit në këto fusha, në sesionin e parë të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës”, shpjegoi Hoxha. Deri më tani Qeveria e Maqedonisë ka mbajtur seanca të përbashkëta me qeveritë…
6 June 2018 / 13:16 Një tërmet 3.1 ballë ka lëkundur Selenicën e Vlorës në Shqipëri, mesditën e sotme. Lëkundjet janë ndjerë gati në të gjithë jugun e Shqipërisë. Sipas EMSC-së, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 dhe me thellësi prej 2 km. Epiqendra ka qenë 9 km në perëndim të Selenicës dhe 11 km në veri të Vlorës. Aktualisht nuk raportohet dëme materiale apo në njerëz.
6 June 2018 / 10:47 Marrëveshja për demarkacionin në mes Kosovë e të Malit të Zi ka hyrë në fuqi më 4 qershor, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi, ia dorëzoi drejtoreshës për çështje ligjore ndërkombëtare, Tatjana Raspopoviq, notën verbale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës me anë të së cilës “pala malazeze njoftohet se Kosova ka përfunduar procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Kufitare Shtetërore midis dy vendeve, nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015”, raporton…
6 June 2018 / 10:30 Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropjane, Bujar Osmani, nga sot do të qëndrojë për vizitë pune dyditore në Bruksel. Me këtë rast do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, dhe të Sigurisë dhe Nënpresidentin e Komisionit Evropian, Federika Mogherini. Në kuadër të vizitës në Bruksel, Zëvendëskryeministri Osmani do të ketë takim edhe me Dimitris Avramopulos, Komisioner për Migrim dhe Punë të Brendshme, si dhe me Kristijan Danielson, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit. Në takime, Osmani do të prezantoj masat…
6 June 2018 / 10:13 Seancë e radhës për rastin “Shuplakat” në komunën Qendër është caktuar të mbahet sot në Gjykatën Penale. Në këtë lëndë akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputeti i VMRO DPMNE]-së, Danielle Rangelova dhe nëntë persona të tjerë. Në seancën e kaluar për këtë lëndë, akuzën e pranoi Tomisla Lazarov dhe Jordan Ristevcki ku morën dhe dënim me kusht. Ndërsa për të akuzuarin tjetër Dimçe Krstev, seanca gjyqësore do vazhdojë.
6 June 2018 / 9:53 Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe me mundësi të reshjeve të shiut në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Temperaturat e mëngjesit do lëvizin prej 12 deri 19 gradë, ndërsa ato e ditës pritet të jenë prej 20 deri në 32 gradë celsius. Në Shkup do të mbaj mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 16 gradë, ndërsa ajo e ditës pritet të arrijë deri 30 gradë celsius.
5 June 2018 / 18:16 Ziadin Sela, kryetari i ASH, tha se Qeveria Zaev, në një vjetorin e saj nuk meriton notë kaluese. Ai ishte tejet kritik dhe tha se Kryeministri vetëm sa ka ndryshuar elitat përfituese nga pushteti. Ai ishte kritik edhe ndaj BDI-së për të cilën tha se mashtron me premtimet që bën dhe se zyrtarët e saj shohin vetëm interesin personal. Këto akuza ai i bëri gjatë një interviste për Programin 200, që do të transmetohet sonte në ora 22.30. Ku flet edhe për raportet e tij me lidershipin e ri të VMRO DPMNE-së, për të cilët…

