Kritikohet sistemi i centralizuar i analizave të gjakut

DENVER – OCTOBER 07: A health worker draws blood from a Mexican immigrant for a free lab test inside a mobile clinic at the Mexican Consulate on October 7, 2009 in Denver, Colorado. Salud Family Health Centers sends a mobile clinic at least once a week to the consulate to care for Mexican immigrants and their families, many of whom have little other access to basic health care. (Photo by John Moore/Getty Images)

Pas shpalosjes së projektit të djeshëm të ministrisë së Shëndetësisë ku u promovua sistem i centralizuar i analizave të gjakut, kanë pësuar reagime të shumta në opinion si nga qytetarët poashtu edhe tek të punësuarit nëpër laboratori. Ndër komentet e shumta nëpër rrjetin social fejsbuk u gjet edhe komenti i ish ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, i cili ka shkruar “Nuk ekziston shtet në botë me laboratore biokimike të centralizuara”. Nga Sindikata e Qendrës Klinike të cilët shprehën revoltë se ndoshta pas instalimit të këtij sistemi, të punësuarit nëpër laboratorët e Spitaleve tjera do të mund të përjashtohen nga puna, thonë se gjatë mbledhjes së sotme që kanë pasur me ministrin i u është siguruar se përjashtime nga puna nuk do të ketë, ndërkaq shtojnë se mbledhjet e tilla duhej të kishin ndodhur përpara se të përpilohej dhe promovohej projekti.

Në këtë mbledhje ramë dakord që të jemi të kyçur dhe ne si Sindikatë edhe profesionistët e fushës në pjesën e mbrojtjes së të drejtave tona. U morëm vesh që shoqatat e caktuara të laborantëve, biokimistëve dhe teknikëve laborantë të jenë të kyçur në implementimin e projektit dhe më tutje të vendosim çfarë duhet bërë me ato laboratori. Pas kësaj mbledhje ne si Sindikatë do të jemi të kyçur në implementimin e projektit – thonë Sindikata e Qendrës Klinike.

Ministri i Shëndetësisë përsëriti dhe sot se promovimi i këtij sistemi i cili do t’i centralizojë laboratorët biokimike nëpër Qendra laboratorike bëhet me qëllim të kursimit të mjeteve buxhetore dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj pacientëve.

Planifikojmë kursime serioze, dhe shërbime më të mira për pacientët. Nuk shoh asnjë mundësi për keqpërdorime, kjo është e vetmja zgjidhje për ti vënë fund keqpërdorimeve të deritanishme të mjeteve financiare, por dhe materialeve tjera si dhe barërave – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Përmes centralizimit të laboratorëve mjekësore, pacientët që jetojnë nëpër vende rurale nuk do të detyrohen të shkojnë nëpër qytete kryesore për të kryer analiza të detajuara por atyre do t’ju merret gjak në laboratoritë lokale dhe do të transportohen deri te Qendra më e afërt laboratorike për shqyrtim, ndërkaq rezultati do t’i dërgohet mjekut amë në mënyrë elektronike. Laboratoritë private, do të vazhdojnë të funksionojnë në të njëjtën mënyrë.

Vjollca Aliti 

TAGS