6 June 2018 / 10:13
Seancë e radhës për rastin “Shuplakat” në komunën Qendër është caktuar të mbahet sot në Gjykatën Penale. Në këtë lëndë akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputeti i VMRO DPMNE]-së, Danielle Rangelova dhe nëntë persona të tjerë.
Në seancën e kaluar për këtë lëndë, akuzën e pranoi Tomisla Lazarov dhe Jordan Ristevcki ku morën dhe dënim me kusht. Ndërsa për të akuzuarin tjetër Dimçe Krstev, seanca gjyqësore do vazhdojë.


