23 May 2018 / 10:22 Në Gjykatës sot do të mbahet seancë edhe për rastin “Trajektorja” në të cilin janë të akuzuar katër persona zyrtarë, ish-Kryeministri Nikolla Gruevski, ish-Zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugët Shtetërore Lupço Georgievski.Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dje gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Ata sipas PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin…
Author: almakos
23 May 2018 / 10:15 Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seanca e radhës për rastin “Monstra”. Në seancën e sotme duhet të dëshmojnë dy nga gjashtë të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012. Në seancën e fundit dëshmoi i akuzuari Agim Ismajloviq i cili para trupit gjykues u betua se nuk ka lidhje me rastin dhe nuk e ka kryer veprën. Nga prokurorja Fetai, Ismajloviq u pyet nëse ka njohuri se ku gjendet vëllai i tij, Afrim Ismajloviq i cili ndodhet në arrati. Përgjigja e të akuzuarit ishte se ka…
23 May 2018 / 10:03 Nikolla Gruevski sot do të mësojë nëse është fajtor apo jo në rastin “Tanku”. Prokuroria Speciale në seancën e fundit kërkoi nga gjykata që Nikola Gruevski të shpallet fajtor. Furnizimi i Mercedesit luksoz me vlerë prej 600 mijë eurove, sipas PSP-së, ka qenë dëshirë e ish kryeministrit e paguar me paratë e buxhetit. Me ndihmë juridike ndërkombëtare, PSP-ja ka vërtetuar se Mercedesi i blinduar është porositur ende para se MPB-ja të nënshkruante marrëveshjen me ndërmarrjen distributore nga Maqedonia. Avokatët e të akuzuarve në seancën e fundit kërkuan gjithashtu, që gjykata të hedh poshtë akuzën. Ish ndihmës…
22 May 2018 / 18:22 Opozita greke ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos, se ai nuk do të votojë për asnjë emër që përmban fjalën “Maqedoni”. Kammenos, kryetar i Grekëve të Pavarur që janë aleatë të kryeministrit Tsipras në qeveri, ka theksuar gjithashtu se nuk do të ketë asnjë lloj marrëveshjeje në rast se Shkupi nuk realizon ndryshimet në Kushtetutë siç kërkon pala greke. “Qeveria ka një problem të madh”, ka komentuar Jorgos Koumoutsakos, Ministër i Jashtëm në hije i Demokracisë së Re të opozitës. “Ndërsa po zhvillohen negociatat Athinë-Shkup dhe ministri i jashtëm ndodhet në…
22 May 2018 / 16:01 VMRO DPMNE kritikoi ashpër vendimin e gjykatës ndaj ish funskionarit të saj Gjoko Popovski. Prokuroria Speciale nuk ka asnjë argument të arsyeshëm. Aktvendimi është reflektim i presionit politik të kartelit të qeverisë. Zoran Zaev personalisht paralajmëroi këtë ndjekje dhe në deklaratën e tij disa ditë më parë paralajmëroi aktvendimet e para. Sot gjykata varrosi drejtësinë dhe shtetin e të drejtës, thuhet ndër të tjera në reagimin e VMRO DPMNE-së.
22 May 2018 / 15:38 Në Kuvendin pritet që gjatë ditë së sotme të dorëzohen biografitë dhe CV-të e ministrave dhe zëvendësministrave të ri të Qeverisë Zaev. Jozyrtarisht mësohet se rokada e madhe mes partnerëve të koalicionit do të bëhet mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Arsimit. Zv/ministri i arsimit Arbër Ademi mësohet se do të drejtojë dikasterin e Arsimit ndërsa ministrja aktuale Renata Deskoka, mësohet se do të synoj të parën e Ministrisë së Drejtësisë. Burimet thonë se karrigen e Arbër Ademit do ta marri deputeti aktual i LSDM-së Petar Atanasov. Ndërsa posti i sekretarit shtetëror të Ministrisë…
22 May 2018 / 15:32 Mbi 320 mijë euro kap vlerën garancia që ka ofruar familja e Abdylfeta Alimit dhe të afërmit e tyre bashkë me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe bashkë partiakun e tij Krenar Lloga. Deri sot akoma asnjë përgjigje nga Këshilli Penal, nëse garancia e ofruar është bazë për lirimin e Abdylfeta Alimit nga paraburgimi si i akuzuar për terrorizëm më 27 prill të vitit kaluar. Të pyetur zyrtarisht, nga Gjykata Penale njoftuan se garancia e parë familjes Alimi e cila ofroi shtëpinë ku jetojnë, është refuzuar. Mbrojtja tani do të kërkojë garanci me…
22 May 2018 / 14:22 Mbrojtja e të akuzuarve në rastin “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore thanë fjalët hyrëse. Avokatët e ish anëtarëve të KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev bashkë me mbrojtësit e Menduh Thaçit dhe Sasho Mihajllkov, në fjalët e tyre paralajmëruan dëshmi të cilat siç thonë do t’i prezantojnë në procedurë gjyqësore e që sipas tyre do ta kundërshtojnë akuzën e Speciales. Ish anëtari i PDSH-së në KSHZ, Bedredin Ibrahimi akuzoi Prokurorinë Speciale për ndjekje penale mbi baza politike. Dëshmitë janë të rrejshme dhe nuk ekzistojnë. Dëmi që është shkaktuar e për të cilën…
22 May 2018 / 14:11 Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ende nuk janë dorëzuar emrat e ministrave dhe zëvendësministrave, edhe pse kryeministri Zoran Zaev dje tha që në mëngjesin e sotëm do e dorëzoj listën me emrat e ri të formacionit të tij qeveritarë. Burimet tona brenda Qeverisë thonë se të gjithë po e presin vendimin përfundimtarë të Zaevit dhe se nuk dihet saktë se kur do të dërgohet lista me emra në Kuvend për miratim. Jo-zyrtarisht mësohet se rokada më e madhe do të bëhet mes Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Arsimit. Arbër Ademi mësohet të jetë…
22 May 2018 / 11:25 Ministri për punë të jashtme i Greqisë Nikos Kocias është shprehur se pala greke është për një nga propozimet që përmban pakoja e ndërmjetësit të OKB-së Metju Nimic. Me këtë deklaratë Kocias, në mënyrë indirekte e hedh poshtë emrin Republika Ilinditase e Maqedonisë. Kocias ka shtuar se ata mbështesin nevojën që të pranojnë njëri nga propozimet e Nimic, por jo me propozimin e pestë, dhe ka shtuar se është e domosdoshme që të shkohet drejt një plani strategjik për bashkëpunim e miqësi me fqinjin e veriut, me emrin e ri.
22 May 2018 / 11:45 Me ftesë të Këshillit Atlantik dhe qeverisë malazeze, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë „То be Secure“ (2BS), që mbahet në Budvë. “Presidenti Thaçi bashkë me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të jenë ndër folësit kryesorë të këtij forumi, ku do të marrin pjesë edhe shumë zyrtarë amerikanë, kanadezë dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian”, thuhet në një njoftim për media nga Presidenca. Sipas këtij njoftimi në këtë forum, para përfaqësuesve shtetërorë, diplomatëve dhe pjesëmarrësve të tjerë, presidenti…
21 May 2018 / 18:42 Pala mbrojtëse gjatë seancës së sotme për rastin “Titanik”, ka kërkuar heqjen e akuzës për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe tre personave të tjerë, të cilët akuzohen për keqpërdorime të pozitës zyrtare dhe shkatërrimet të materialeve zgjedhore në zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Sipas avokatëve është absurde dikujt që ia ke besuar udhëheqjen e shtetit ta akuzosh për bashkim kriminal. Nëse ju keni dikën që iu është besuar drejtimi me shtetin, qeverinë dhe të deklaroni se është shoqëri kriminele me të vërtetë nuk shkon – u shpreh Elenko Millanov, Avokat i palës mbrojtëse. Seanca e radhës…

