22 May 2018 / 16:01
VMRO DPMNE kritikoi ashpër vendimin e gjykatës ndaj ish funskionarit të saj Gjoko Popovski. Prokuroria Speciale nuk ka asnjë argument të arsyeshëm. Aktvendimi është reflektim i presionit politik të kartelit të qeverisë. Zoran Zaev personalisht paralajmëroi këtë ndjekje dhe në deklaratën e tij disa ditë më parë paralajmëroi aktvendimet e para. Sot gjykata varrosi drejtësinë dhe shtetin e të drejtës, thuhet ndër të tjera në reagimin e VMRO DPMNE-së.


