21 May 2018 / 18:42
Pala mbrojtëse gjatë seancës së sotme për rastin “Titanik”, ka kërkuar heqjen e akuzës për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe tre personave të tjerë, të cilët akuzohen për keqpërdorime të pozitës zyrtare dhe shkatërrimet të materialeve zgjedhore në zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Sipas avokatëve është absurde dikujt që ia ke besuar udhëheqjen e shtetit ta akuzosh për bashkim kriminal.
Nëse ju keni dikën që iu është besuar drejtimi me shtetin, qeverinë dhe të deklaroni se është shoqëri kriminele me të vërtetë nuk shkon – u shpreh Elenko Millanov, Avokat i palës mbrojtëse.
Seanca e radhës do të vazhdoj më 28 maj. Në rastin “Titanik”, akuzohen mbi 20 persona, përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski, akuzohen edhe ministrat Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, deputeti Ilija Dimovski, kryetari i Pustecit Edmond Temelko dhe të tjerë.
Elmedina Aliji


