20 May 2018 / 14:31 Panairi i artit ARCO Lisbonë e ka kthyer kryeqytetin portugez në kryeqendrën e artit bashkëkohor ku janë bërë bashkë artistë, koleksionistë dhe adhurues të artit nga e gjithë bota. Në edicionin e tij të tretë ARCO Lisbonë paraqet 72 propozime nga 14 vende të ndryshme. Është mirë, duhet të ketë hapësirë për çdo artist dhe koleksionist. Ky panair është organizuar edhe më parë por këtë vit me sa duket ka filluar me një figurë freskuese, njerëzit filluan të vijnë sapo u hap. Deri tani ka qenë shumë mirë mendoj se është pozitive si për fillim…
Author: almakos
20 May 2018 / 13:08 Nënkryetari i shtetit Amerikan Pens, ka biseduar në telefon me kryeministrin grek Cipras, vetëm pak orë pasi në Greqia refuzoi propozimin “Maqedonia Ilinditase”. Nga Shtëpia e Bardhë njoftojnë se Pens “ka falënderuar Ciprasit për lidershipin e treguar bashkë me atë të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, në përpjekjen e tyre për të zgjidhur kontestin me emrin. Nënkryetari e ka inkurajuar kryeministrin Cipras që të vazhdojë të punojë më kryeministrin Zaev për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Zgjidhja e kësaj çështjeje do të ndihmojë shumë për qetësi dhe stabilitet në rajon”, shkruan…
20 May 2018 / 11:44 Pas refuzimit të propozimit nga ana e Athinës zyrtare për emrin e ri të Maqedonisë në “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, ka ardhur edhe reagimi i Qeverisë së Maqedonisë ku shpjegon se emri i ri i propozuar është një emër me përcaktim kohorë e cila thirret në data konkrete nga e kaluara dhe është mundësi reale për kompromis duke kënaqur të dyja palët. Nga Qeveria e Maqedonisë kanë thënë se shpresojnë akoma që propozimi do të mirëkuptohet dhe do të pranohet edhe në Athinë. “Kryengritja e Ilindenit është luftë e përbashkët e popullit tonë multietnik për të…
20 May 2018 / 10:01 Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras një ditë më pas nga konsultimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë në Greqi është tërhequr nga propozimi “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Nga kabineti i kryeministrit Cipras, pas takimit që pati Zaev në Shkup me liderët partiak, kanë njoftuar se është për t’u përshëndetur fakti që pala tjetër në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje “pa erga omnes”, për të gjitha përdorimet.“Megjithatë, ne i inkurajojmë fqinjët tanë, të vazhdojmë të punojmë së bashku që të gjejmë zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është…
20 May 2018 / 9:46 Në Maqedoni moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe me periudha dielli. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut, sidomos në vendet malore.Temperaturat minimale do të arrijnë deri 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të mbërrijnë deri 24 gradë Celsius.
19 May 2018 / 19:00 Presidenti Gjorge Ivanov, pas takimit ku u njoftua për propozimin e ri për emrin, tha se përveç njoftimit gajrisht, tani pret të marrë versionin e shkruar, me qëllim që të ndërtojë një qëndrim konkret mbi propozimin në fjalë. Për herë të parë u informuam për disa gjëra të cilat tani, për herë të parë i dëgjuam. Ata na u transmetuan gojarisht kështu që presim që për të gjitha këto propozime dhe ide të marrim edhe dokument me shkrim që të mund të ndërtohet qëndrim sepse në këtë takim nuk ndërtuam qëndrim por vetëm pranuam informacionet.…
19 May 2018 / 18:43 ”Republika Ilindenase e Maqedonisë” është emri i pranueshëm për Qeverinë maqedonase të Zaevit dhe atë greke të Ciprasit. Vetë kryeministri, Zoran Zaev pas takimit me liderët politik konfirmoi se ky emër i përkthyeshëm është opsioni më i mirë për zgjidhjen e kontestit shumë-vjeçar, se nuk rrezikon identitetin e popullit maqedonas, se siguron të ardhme të ndritur, Maqedoni multi-etnike dhe garancë për integrimin e vendit në NATO dhe BE. Republika e Maqedonisë së Ilindenit është emri rreth të cilit mund të ketë kompromis me Greqinë. Anglisht, Republic of Ilinden Macedonia. Shqip, Republika Ilinditase e Maqedonisë Republika…
19 May 2018 / 16:24 Tregtarët ilegal të Bit Pazarit në Shkup kanë protestuar edhe sot duke bllokuar hyrjen dhe daljen në drejtim të bulevardit “Kërste Misirkov”. Ata vazhdojnë të mbeten në qëndrimin e tyre se do të protestojnë deri në lejimin e rikthimit të veprimtarisë së tyre, shitjes nëpër trotuare dhe përgjatë Bit Pazarit. Ndërkohë, dje kreu I Shkupit Petre Shilegov deklaroi se “durimit po i vjen fundi” duke shtuar se shumë shpejt do ti jepet fund kësaj proteste, nëse tregtarët në fjalë vullnetarisht nuk largohen nga rrugët. Ai edhe një herë apeloi deri te tregtarët të ndërpresin protestën…
19 May 2018 / 16:13 Banorët e fshatit Radushë me vite të tëra përballen me mungesën e transportit publik. Ata udhëtojnë me tren i cili qarkullon vetëm dy herë gjatë ditës dhe me furgona privat të cilët nuk kanë linjë të rregullt. Mungea e transportit publik rrëndon më shumë punëtorët dhe nxënësit. Këtë ta fundit në të shumtën e rasteve janë të detyruar ti lëshojnë orët e fundit për shkak të mungesë së transportit. Në këtë fshat nuk ka asgjë, komuna nuk interesohet, gjithçka shkon nga e prapa.06:00-13. Për autobusët nuk mund të mbështetemi tek shteti, nuk bëjnë asgjë. Shteti…
19 May 2018 / 16:00 Në vend që të hidhet faji mes pushtetit lokal dhe atij qendror, qytetarët kërkojnë që të bëhet kontroll më i madh i bregut të Strugës. Reagimi i tyre vjen pas informacionit se disa pjesë të bregut veçanërisht në aksin nga pushimorja “Lulet e majit” deri në Kalishtë janë duke u betonuar. Kryetari i qytetit Merko shprehet se nuk do të lejojë të ndërtohen objekte të forta në prona shtetërore. Nga pushteti qendror thonë se kjo është në kompetencë të Komunës. Shpresoj se do të ndërpritet uzurpimi i hapësirës që është jashtë asaj që është parashikuar. Pas…
19 May 2018 / 15:05 VMRO-DPMNE-ja nga 2 qershori do ta fillojë betejën nga terreni. Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski duke numëruar sipas tij, politikat destruktive të Qeverisë, paralajmëroi veprime konkrete nga muaji qershor. Mickoski bëri thirrje për front popullor kundër Qeverisë. Në ditën kur Qeverinë do ta marrim në duar, projektet tona do të prezantohen para tubimit popullor më 2 qershor para Qeverisë. Nga ajo ditë do të fillojë beteja jonë në terren – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. Mickoski akuzoi Qeverinë për dështim në zbatimin e reformave, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike.…
19 May 2018 / 14:05 Propozimi “Maqedonia e Ilindenit” frustroi opozitën greke. Lideri i “Demokracisë së Re”, Kyriakos Micotakis dhe liderja e partisë “PASOK”, Fofi Genëmata pas bisedës telefonike me kryeministrin grek, Aleksis Cipras shprehën mos-pajtimin e tyre që fjala “Ilinden” të jetë pjesë e emrit të vendit. Ky emër historikisht dhe drejtpërdrejtë lidhet me luftën për krijimin e popullit “maqedonas” dhe shtetit që përfshin Selanikun dhe shtrihet deri në Detin Egje. Cilado përmendje e Ilindenit në emrin e vendit fqinj, jo vetëm që nuk i jep fund irredentizmit të Shkupit, por përkundrazi e vërteton dhe e forcon atë. Andaj…

