20 May 2018 / 13:08
Nënkryetari i shtetit Amerikan Pens, ka biseduar në telefon me kryeministrin grek Cipras, vetëm pak orë pasi në Greqia refuzoi propozimin “Maqedonia Ilinditase”. Nga Shtëpia e Bardhë njoftojnë se Pens “ka falënderuar Ciprasit për lidershipin e treguar bashkë me atë të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, në përpjekjen e tyre për të zgjidhur kontestin me emrin. Nënkryetari e ka inkurajuar kryeministrin Cipras që të vazhdojë të punojë më kryeministrin Zaev për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Zgjidhja e kësaj çështjeje do të ndihmojë shumë për qetësi dhe stabilitet në rajon”, shkruan në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Në njoftim theksohet se Pens dhe Cipras janë pajtuar se para Athinës dhe Shkupit po hapet “një mundësi historike për zgjidhjen e kësaj çështjeje” dhe se “koha është e një rëndësie të madhe”.


