23 May 2018 / 10:03
Nikolla Gruevski sot do të mësojë nëse është fajtor apo jo në rastin “Tanku”. Prokuroria Speciale në seancën e fundit kërkoi nga gjykata që Nikola Gruevski të shpallet fajtor. Furnizimi i Mercedesit luksoz me vlerë prej 600 mijë eurove, sipas PSP-së, ka qenë dëshirë e ish kryeministrit e paguar me paratë e buxhetit. Me ndihmë juridike ndërkombëtare, PSP-ja ka vërtetuar se Mercedesi i blinduar është porositur ende para se MPB-ja të nënshkruante marrëveshjen me ndërmarrjen distributore nga Maqedonia.
Avokatët e të akuzuarve në seancën e fundit kërkuan gjithashtu, që gjykata të hedh poshtë akuzën. Ish ndihmës ministri në MPB tha se procedura për blerjen e Mercedesit ka qenë ligjore. Gruevskin herën e fundit e mbrojtën katër avokatë.
Në rastin “Tanku” e akuzuar është edhe ish ministrja Gordana Jankuloska. Procedurën e saj gjykata e ndërpre për shkak të shtatzënisë së rrezikuar.
Megjithatë, Gruevski nëse dënohet mund të nxirret me dënime me kusht, sepse nuk është dënuar më parë.


