23 May 2018 / 10:22
Në Gjykatës sot do të mbahet seancë edhe për rastin “Trajektorja” në të cilin janë të akuzuar katër persona zyrtarë, ish-Kryeministri Nikolla Gruevski, ish-Zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugët Shtetërore Lupço Georgievski.Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dje gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Ata sipas PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me të paktën 155.177.172 euro dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë kontraktuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.
Në seancën e fundit gjyqësore “Trajektorja” u refuzua kërkesa e palës mbrojtëse për ndërrimin e trupit gjykues. Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova tha se duhet të prezantohen prova materiale ku një pjesë janë audio incizime. Duke pas parasysh se incizimet përmbajnë edhe një pjesë të bisedave private, Stefanova kërkoi tërheqjen e disa bisedave.


