8 June 2018 / 9:47
Dialog për politikë me temë “Konfiskimi i pronës dhe pronësia e fituar në mënyrë joligjore”, do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Institutit për politikë evropiane – (EPI).
Ngjarjen do ta hapë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe Simonida Kacarska, drejtoreshë e EPI.
Ngjarja mbahet në suaza të projektit “Rrjeti 23+”, e implementuar nga EPI dhe Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut në RM. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa bashkëfinancuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Beograd.


