5 June 2018 / 15:32
Ruajtja e mjedisit dhe ambientit jetësorë është në nivelin më të ulët të mundshëm. Mbeturinat e hedhura gjithandej flasin më së miri për ndërgjegjësimin e qytetareve dhe kujdesin e tyre ndaj mjedisit ku jetojnë. Të anketuarit nga Alsat shprehen vet kritik, por nuk kursejnë nga kritika edhe autoritetet kompetente. Sipas tyre në të shumtën e rasteve mungojnë edhe shportat për hedhjen e mbeturinave.
…nuk brengosemi aty është problemi, ne pleqtë po, por të rinjtë nuk janë shumë të interesuar. Problemi është që ka pak shporta për mbeturina, mbeturinat nuk mblidhen rregullisht që është më e rëndësishmja. Në përgjithësi ne nuk kemi kulturë.
Kjo është për të ardhur keq, kjo është mungesë kulture në shtëpi dhe në shkollë. Së bashku edhe qytetarët edhe shteti, shteti duhet ta rregulloj këtë me kompanitë. Tek ne siç duket kjo është lënë në harresë, askujt nuk i intereson dhe duhet të kalojnë edhe 100 vite që të përparojmë.
Unë dal shpesh në park dhe shoh që mbesin mbeturinat e ditëve të kaluara që kanë luajtur fëmijët në park. Unë habitem shumë me njerëzit kur ajo është për të mirën tonë prapë askush nuk kujdeset, me të vërtetë nuk mund ti kuptoj – shprehen qytetarët.
Ndërkohë zëvendësministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Jani Makraduli paralajmëroi plan aksional për pastrimin e mjedisit hapësinorë.
Në planin aksionar do të përfshihen letrat, plastika dhe nga ky moment edhe mbeturinat e baterive, mbeturina të naftës, të tekstilit dhe në këtë mënyrë do të mundohemi ta pastrojmë mjedisin – deklaroi Jani Makraduli- zëvendës ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.
Nën moton “Ta ndalojmë përdorimin e plastikës’, ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor bashkë me përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara dhe në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit organizua ngjarje për fëmijët e shkollave fillore në Parkun e Qytetit me qëllim ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e ambientit jetësor.
Elmedina Aliji


