21 May 2018 / 10:17
Nesër është dita e fundit e punës për Dimitar Bogovin si guvernator i Bankës Popullore. Edhe pse mandati shtatëvjeçar i tij skadon më 21 maj, nuk dihet nëse propozimi i ri i presidentit Ivanov, Anita Angelovska Bezhoska do të gjendet në rend dite në seancën e nesërme të Kuvendit. Burime nga LSDM-ja shprehen se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar koordinim me partitë politike. Qëndrimi i BDI-së nëse janë pro ose kundër Bezxhoskës do të mësohet nesër pas koordinimit me kryeparlamentarin Xhaferi. Nga VMRO-ja opozitare mbeten në qëndrimin që mos të prezantojnë në koordinimet që i zhvillon Talat Xhaferi. Ish ministri i financave, Xhevdet Hajredini për Alsat M thotë se fakti që jozyrtarisht në opinion u përfol emri i Fatmir Besimit si guvernatori i ardhshëm i mundshëm është lojë e kryeministrit Zoran Zaev.
Nga partitë politike vetëm LSDM-ja doli me qëndrim konkret se pozitivisht e vlerëson propozimin e presidentit Ivanov, propozim i cili erdhi menjëherë pas largimit nga gara të numrit një të BP-së Dimitar Bogov.

