15 May 2018 / 12:02 Fillimi i seancës dëgjimore kryesor për lëndën “Target-Fortesa” është shtyrë për më 19 qershor. Seanca u anulua për arsye se Gjykata Supreme greke për të dielën ka paralajmëruar se do të sjell vendim për kërkesën e ekstradimit të të akuzuarve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Prokurori Trajçe Pelivanov kërkoi procedura për ato të veçohet për shkak të rëndësisë së lëndës. Megjithatë tani për tani kërkesa u refuzua nga Gjykata me arsyetimin se duhet të pritet vendimi i gjykatës greke. Hetimi për lëndën “Fortesa” u hap më 19 mars të vitit 2016 ndërsa për lëndën “Target”…
Author: almakos
15 May 2018 / 10:31 Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë e re për lëndën “Target – Fortesa” të PSP-së, ku të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski, të cilët ndodhen në paraburgim në Greqi, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovsk dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasjo Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski. Seanca paraprake ishte shtyrë për shkak të procedurës së papërfunduar të ekstradimit që po zhvillohet para Gjykatës supreme në Greqi për dy të akuzuarit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski.…
15 May 2018 / 10:14 Në Gjykatën Penale sot duhet të thuhen fjalët përfundimtare për rastin “mitmarrja” ku akuzohet kryeministri Zoran Zaev.Seancën e kaluar në seancën e rastit është parë videoja që ka të bëjë me rastin dhe e cila është publikuar në “Youtube”. Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë tre ndërprerje të video-incizimit. Në rastin “mit-marrja” kryeministri Zoran Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar mito prej 163.924 euro.
14 May 2018 / 20:09 Gjykata penale refuzoi propozimin e avokatëve të Nikolla Gruevskit për kryerjen e ekspertizës së bisedave të përgjuara për blerjen e Mercedesit të blinduar luksoz, 600 mijë eurosh. Prokuroria Speciale i paraqiti gjykatës dëshmi të reja për këtë rast dhe ato u pranuan. Në mesin e dëshmive, të mbrojtjes që u pranua ishte dokumenti mjekësor i paraqitur nga ish-ndihmës ministri për Prokurime publike në Ministrinë e Brendshme, Gjoko Popovski. Me të, mbrojtja synon ta dëshmojë shëndetin e rënduar të Poposkit. Rastit Tank po i afrohet fundi, dhe fjalët përmbyllëse të mbrojtjes dhe PSP-së janë caktuar për…
14 May 2018 / 16:12 Prindërit e divorcuar kanë ngritur iniciativë për përgjegjësi dhe përkujdesje të barabartë ndaj fëmijëve të tyre. Ata kërkojnë ndryshime në ligjin për familje, që ai të parashohë ndarje të barabartë të ditëve për të qëndruar me fëmijët, shteti të ndihmojë nëse prindërit nuk arrijnë të paguajnë alimentacion si dhe mos të lejohet që vetëm njëri prind të ketë të drejtë të shpërngulë fëmijën jashtë shtetit. Atë që kërkojmë ne është të kemi përgjegjësi dhe përkujdesje të njëjtë prindërore pas divorcit që nënkupton se kjo duhet të ndodhë edhe nga aspekti juridik dhe praktik. Nga aspekti…
14 May 2018 / 16:02 Gjykata penale e lejoi Prokurorinë Speciale të propozojë dëshmi të reja në rastin Tank. Ndonëse mbrojtja kundërshtoi, gjyqtarja e miratoi propozimin. Përveç PSP-së, avokatët e të akuzuarve paraqitën dëshmi për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë euro. Në këtë rast, të akuzuar janë ish ndihmës- ministri për prokurime publike në Ministrinë e Brendshme, Gjoko Popovski dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. Alsat [embedded content]
14 May 2018 / 15:28 Liqeni i Ohrit përsëri gjendet në nivelin alarmues. Në vend që uji të bjer, ai rritet mbi maksimumin e lejuar. Sipas të dhënave të kompanisë ELEM, niveli i liqenit është 26 centimetra mbi kuotën e konfirmuar maksimale dhe për 1 centimetër është mbi kuotën e dytë maksimale. Uji për momentin është 694,1 metër lartësi mbidetare. Parashikimet janë se gjendja do të përkeqësohet. Problem shtesë paraqet fakti që Ohri dhe Struga gjenden para sezonit turistik ndërsa sipërfaqet me plazhe edhe më tej zvogëlohen. Situata aktuale është shqetësuese. Duhet të ndiqet vazhdimisht, sidomos ata që e rregullojnë…
14 May 2018 / 15:14 Gjykata e Apelit hedh poshtë ankesën e Abdylfeta Alimit për vazhdimin e paraburgimit si i akuzuar për terrorizëm më 27 prill të vitit kaluar. Alimi i cili më 27 prill shpëtoi deputetin Ziadin Sela mbetet në paraburgim. Gjykata e shkallës së dytë nuk jep shpjegime, por siç mësohet, konfirmimi i vendimit për vazhdimin e paraburgimit ndaj Alimit është marrë mbi bazën e veprës serioze që i ngarkohet si i akuzuar. Mbrojtja e Alimit, veprimin e Apelit e quan standard të dyfishtë pasi që sipas tyre edhe të akuzuarit e tjerë të cilët tani ndodhen në…
14 May 2018 / 14:57 Erdhi për të promovuar punën e Qendrës për Mbrojtje dhe Shpëtim, por nuk deshi të japë deklaratë për premtimet e parealizuara. Gazetari: Ministër, a mundet një deklaratë të shkurtër? Oliver Spasovski: Jo! Dy vite më parë, kur Ministri i Brendshëm Oliver Spaskovski mbante postin e Ministrit të Brendshëm teknik, pati premtuar se të gjithë 434 kandidatët që kryen trajnimet për policë, do të pranoheshin në punë. Por ai sot zgjodhi të mos përgjigjej për arsyen se përse 31 policë të diplomuar, ende mbeten jashtë MPB-së. Nga kabineti i tij na thanë që Ministri nuk do…
14 May 2018 / 12:11 Gazetari Dragan Pavlloviq Llatas sot për herë të parë u ul në bankën e të akuzuarve për rastin “Total” të Prokurorisë Speciale Publike. Mbrojtja e Llatasit para fillimit të diskutimit kërkoi që t’i shoh transkriptuat e 14 “bombave” të cilat Prokuroria Speciale Publike po i përdor si dëshmi kundër tij. Avokatja Snezhana Saviq theskoi se pa i parë transkriptat e bisedave nuk mund të fillojnë seancat. Prokurorja nga ana tjetër tha se i akuzuari ka pasur mundësi që t’i dëgjojë ato, askush nuk e ka ndaluar. “Pas përfundimit të hetimit, i akuzuari dhe avokati janë…
14 May 2018 / 11:59 Grekët e pavarur, të cilët janë pjesë e Qeverisë së Greqisë, kanë përsëritur edhe një herë qëndrimin e tyre se nuk do të përkrahin marrëveshje për emrin, në të cilën do të përfshihet termi Maqedoni.Këtë qëndrim për radion greke “Real fm”, e ka thënë zëdhënësja e partisë Magdalena Papadopulu.“Nuk mund të pranojmë emër që do të përfshijë termin Maqedoni, Shteti në Shkup duhet të pranoj një marrëveshje të plotë, gjegjësisht ndryshim të Kushtetutës, ndryshim në letërnjoftimet, një emër për të gjithë. Për çdo rast, ne, Grekët e Pavarur, nuk mund të heqim dorë nga çështjet…
14 May 2018 / 10:19 Një i ri shqiptar nga Shkupi raportohet se është vrarë gjatë luftimeve në Siri. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin shqiptar E. Iseni i lindur në Haraçinë, me banim në Shkup. Në fillim të vitit 2014, E.Iseni vetëm 19-vjeç iu bashkëngjit luftës në Siri, ndërsa lajmin për vdekjen e tij familjarët e kanë marrë nga shokët e tij që gjenden ende atje. Dhjetëra të rinj shqiptarë që nga viti 2011 kanë ndërruar jetë në luftërat e përgjakshme të Sirisë.

